Përderisa tregu i Bit Pazarit vazhdon të funksionojë në kushte të rënda , ndërrmarrja “Skopski Pazar” dhe Komuna e Çairit nuk e shohin të arsyeshme të prononcohen. Për të kërkuar prononcim se kur do të zgjidhen hallet e tregtarëve, ekipi i Televizionit SHENJA qëndroi sot në objektin e komusës së Çairit, të cilët as sot nuk ishin të gatshëm për të dhënë ndonjë sqarim.
Ndryshe, Komuna e Çairit vite me rradhë premton zgjidhjen e problemit të Bit Pazarit, përmes projektit për modernizimin e tij. Mirëpo, ky projekt vazhdon ende të jetë në vendnumëro, duke i lënë shitësit që të përballen me kushte tejet të vështira. Zvarrija e projektit bën që shitësit të humbin shpresat për realizimin final të tij.
Tregu nuk ka as kushte elementare por nuk kemi qka të bëjmë, askush nuk merr masa për ne. Në verë produktet më së shumti dëmtohen.Projektet fliten prej viteve të 90, çdo lloj projekti flitet por nuk realizohet”, deklaroi një shitës.
Edhe nga shoqata aksionare “Skopsi Pazar”, e cila menaxhon me Bit Pazarin dhe mbledh qiratë e shitësve, nuk ishin të gatshëm që të prononcohen për problemet e shumta, duke u arsyetuar se nuk ishin prezent personat përgjegjës.
Përderisa përgjegjësit vazhdojnë të heshtin, shitësit e Bit Pazarit duhet që për çdo ditë të përballen me kushtet e vështira në temperaturat ekstreme. Ata ankohen se mungesa e kushteve e vështirson edhe më shumë punën e tyre, duke e bërë pothuajse të papërballueshëm qëndrimin breda tregut. Pamjet e filmuara dje nga kamera e Televizionit SHENJA, dëshmojnë për gjendjen e tregut, përderisa shitësit ankohen për probleme nga më të shumtat, duke filluar që nga higjiena e deri tek produktet e dëmtuara nga i nxehti të cilat ju përfundojnë përtokë për shkak të mungesës së vendeve të duhura për hedhjen e mbeturinave. Shitësit thonë se janë të detyruar që të ndajnë ndonjë hapësirë në mes të tregut e ta shndërrojnë në deponi për mbeturina dhe si rezultat i saj kundërmon erë e rëndë.
Medina Ajeti /SHENJA/
Komuna e Çairit dhe “Skopski Pazar” heshtin për… by tvshenjaofficial

