13 August
Mali pranë fshatit Tatesh, në rrethinën e Strugës, është kapluar nga flakë të mëdha zjarri. Vatra e zjarrit është shumë pranë zonës së banur. Në Mungesë të ekipëve të zjarrfikësve banorët e zonës kanë dalur vetë për ta parandaluar përhapjen e zjarrit dhe ta shuajnë atë. Terreni është i vështirë për të depërtuar makineritë ndihmëse për fikjen e zjarrit. Era e fuqishme këtë mbrëmje ndihmon në përhapjen e flakëve.


