Zjarri që kaploi mbrëmë fshatin Kondovë të Shkupit edhe pas gjitha përpjekeve të ekipeve të zjarrfikësve si dhe qytetarëve vazhdon të jetë aktiv por pa paraqitur asnjë rrezik për shtëpitë.
Sipas informacioneve të institucioneve përgjegjëse në fshatin Kondovë shtëpitë nuk janë prekur nga zjarri. Drejtimi i zjarrit ndryshoi nga era. Ekipet ndihmëse ende janë të terren dhe po punojnë në fikjen e plotë të zjarrit.

