Author: almakos

Edhe këtë vit nuk do të ketë regjistrim të studentëve të rinj në degët e disperzuara të  Universitetit Shtetëror të Tetovës, njoftoi prorektori për Arsim në USHT, Reshat Qahili. Ai gjithashtu bëri të ditur se USHT, sot ka hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/18, nga i cili janë paraparë 4 000 vende të lira për studentët e rinj. Qahili, me rastin e fillimit të afatit të parë të regjistrimit u shpreh i kënaqur nga interesimi i maturantëve për regjistrim në këtë universitet. Ai po ashtu bëri të ditur se regjistrimi do zgjasë deri të…

Lexo më Shumë

S’kanë fund replikat mes deputetëve të opozitës në debatin për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski. Nga shumica parlamentare thonë se nuk marrin pjesë në debat me qëllim që ta shkurtojnë procesin e stërzgjatur në mënyrë që të kalohet në temat tjera që, siç thonë, drejtpërdrejtë prekin ekzistencën e qytetarëve. Ne presim që deri në fund të javës Marko Zvërlevski të shkarkohet nga Kuvendi i Maqedonisë. Ne heqim dorë nga replikat dhe debatet tona pikërisht për shkak të asaj që ishte temë e kësaj pres- konference, pra të kalohet në temat me prioritet për qytetarët e Maqedonisë, përkundër përpjekjes së…

Lexo më Shumë

 Përkundër angazhimeve për shuarjen e tyre, zjarret në afërsi të kryeqytetit të Greqisë në Athinë, po vazhdojnë duke kapërcyer edhe në qytetet fqinje, raporton Anadolu Agency (AA). Zjarret pas rajonit bregdetar Kalamos, 50 kilometra në veri të Athinës, me ndikimin e erërave të forta kanë përfshirë edhe qytetet fqinje në jug. Në rajon ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme mijëra akra të sipërfaqes pyjore u shkatërruan. Në punimet e kërkim-shpëtimit po marrin pjesë 180 zjarrfikës, 70 automjete zjarrfikëse, si dhe dy avionë dhe një numër të madh i helikopterëve. Për shkak të zjarrit i cili ka shkatërruar pyjet me pisha…

Lexo më Shumë

Shpallja e zgjedhjeve lokale ka hapur sërish debatin për listën zgjedhore, nëse do të ketë ose jo përmirësime nga zgjedhjet e dhjetorit apo votimet do të mbahen me listën e njëjtë. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë që në listën zgjedhore të kthehen votuesit e dyshimit të cilët ishin hequr nga lista për shkak të të dhënave jo të sakta apo që nuk korrespondonin me adresat e banimit apo për mangësi tjera. Shumica nga këta votues ishin nga Çairi, Tetova, Shkupi, Kërçova e vendbanime tjera. Konform normave ligjore listës zgjedhore do t’i rikthehen të gjithë ata votues të cilët në…

Lexo më Shumë

15 August Iluzion është se prokurori shtetëror Marko Zvërlevski nuk do të shkarkohet, e VMRO-DPMNE-ja do t’ia dalë ta parandalojë këtë, konsideron ish deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gjulistana Markovska. Sipas saj, sjellja e opozitës në Kuvend i tejkalon kufijtë e arsyes dhe pa nevojë shpenzohen para publike për seanca joproduktive. Markovska thotë se zgjedhjet lokale janë arsyeja pse VMRO-DPMNE-ja e zgjodhi këtë taktikë, respektivisht ”okupimin” e foltores kuvendare. Nëse nuk do të gjendeshim para zgjedhjeve lokale, me gjasë nuk do të ndodhte kjo, ose sigurisht jo në periudhë kaq të gjatë. Konsideroj se është mundësi kur dikush e shfrytëzon…

Lexo më Shumë

Policia ka ngritur padi penale kundër pesë personave për shkak dyshimit se kanë  shkaktuar zjarre në mënyrë të qëllimshme. Sipas raportit policor, më 4 gusht, rreth orës 12, në fshatin Mogile në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ka filluar një zjarr. Më pas, i njëjti është zgjeruar dhe ka djegur dy shtëpi dhe një sipërfaqe e madhe e pyjeve me pisha. Policia dyshon se zjarri është shkaktuar nga një cigare e ndezur e cila është gjetur në shtëpi. Është ngritur padi edhe kundër 36-vjeçarit nga fshati Kosovë i Makedonski Brodit, për shkak të shkaktimit të zjarrit. Ai dyshohet për zjarrin…

Lexo më Shumë

Maqedonia vazhdon me dukurinë  e marrjes së borxheve të reja për të larë borxhet e vjetra. Shteti sot do të futet në borxh te kreditorët vendorë, bankat dhe kompanitë e sigurimit për një shumë prej 2 miliardë dhe 750 milionë denarë ose në vlerë prej 44.7 milionë eurove. Në web-faqen e Ministrisë së Financave sqarohet se bëhet fjalë për ankand të 12 muajve të letrave me vlerë, si dhe 5 dhe 15 vjet bono thesari. Ndërkaq, nesër duhet të kthehen 32.5 milionë euro, borxh i vjetër.

Lexo më Shumë

Shumica parlamentare shpreson ta shkarkojë Marko Zvërlevskin këtë javë. Ndërkohë sot, kur në Kuvend ka vazhduar avazi i vjetër i VMRO-DPMNE-së me fjalime procedurale dhe replika, asnjë deputet nga shumica parlamentare nuk foli, por nga foltorja e qendrës për media iu bë apel që të zhbllokojnë punën e Kuvendit në mënyrë që të lejohet rrjedha e proceseve reformuese. Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski i tërhoqi vëmendjen VMRO-së që të mos vazhdojë ta mbrojë kriminalitetin dhe të lejojë shkarkimin e Zvërlevskit. Por, VMRO DPMNE – ja refuzon të kontestohet figura dhe profesionaliteti i Marko Zvërlevskit. Ata janë të bindur se propozimi…

Lexo më Shumë

U bënë pesë vjet që kur ndërroi jetë Arben Xhaferi, ish-kryetari i PDSH-së. Xhaferi ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Ai synonte krijimin e një sistemi dydhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Xhaferi njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë, pas tërheqjes nga politika aktive. Xhaferi…

Lexo më Shumë

Prokuroria publike e Strugës këtë mëngjes ka informuar se intensivisht janë duke u ndërmarrë masat dhe aktivitetet për gjetjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së Dilaver Bojkut-Leku, pronarit të restorantit Akua Blu në plazhin e Strugës.“Prokurori publik kujdestar në Prokurorin Publike-Strugë, bashkë me ekipin e ekspertizës ligjore nga SPB-ja e Ohrit dhe SP të Strugës, dje ka kryer inspektim ligjor në vendngjarje ku ishte kryer vrasja e pronarit të restorantit. Sipas informacioneve paraprake, vrasjen rreth orës 17 e ka kryer një person i panjohur me armë zjarri, në tarracën e restorantit Aqua Blue në Strugë. Nga vendngjarja janë marrë…

Lexo më Shumë

15 August Vrasësi i Dilaver Bojkut – Leku akoma është në arrati dhe i pakapshëm për policinë. Nga sektori për Punë të Brendshme të Ohrit njoftojnë se janë marrë masa intensive për kapjen e autorit. Ndërkohë që konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në te-rasën e restorantit Akua Blu që është në pronësi të Lekut. Në afërsi të tij është afruar tani për tani një person i panjohur i cili në drejtim të kokës ka shtënë me pistoletë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Më pas personi në fjalë me vrap ka braktisur vendin e ngjarjes duke ikur në drejtim të rrugës…

Lexo më Shumë

Policia ende është duke e kërkuar vrasësin e 55-vjeçarit Dilaver Bojku. Nga policia kanë vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në restorantin “Akua Blu” e cila është në pronësi të Bojkut.“Një person rreth orës 16:45 ka ardhur dhe ka shtënë me armë zjarri duke e goditur D.B në pjesën e kokës dhe më pas ka ikur. Menjëherë më pas, djali i D.B së bashku me një person tjetër kanë vrapuar pas tij në tentim për ta zënë atë, por sulmuesi ka shtënë disa plumba në drejtim të tyre dhe ka ikur”, ka njoftuar mëngjesin e sotëm MPB, përcjell SHENJA.I lënduari, thonë…

Lexo më Shumë