Prokuroria publike e Strugës këtë mëngjes ka informuar se intensivisht janë duke u ndërmarrë masat dhe aktivitetet për gjetjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së Dilaver Bojkut-Leku, pronarit të restorantit Akua Blu në plazhin e Strugës.
“Prokurori publik kujdestar në Prokurorin Publike-Strugë, bashkë me ekipin e ekspertizës ligjore nga SPB-ja e Ohrit dhe SP të Strugës, dje ka kryer inspektim ligjor në vendngjarje ku ishte kryer vrasja e pronarit të restorantit. Sipas informacioneve paraprake, vrasjen rreth orës 17 e ka kryer një person i panjohur me armë zjarri, në tarracën e restorantit Aqua Blue në Strugë. Nga vendngjarja janë marrë shenjat dhe ata menjëherë janë dërguar për inspektim të mëtejmë, kurse me urdhër të prokurorit publik, në trupin e të ndjerit është kryer obduksion.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Strugës.
Dje, në restorantin “Akva Blu” , me armë zjarri është qëlluar për vdekje Dilaver Bojku.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Raketa ruse goditi depon e OKB-së në Ukrainë, Agjencia: U shkaktuan dëme me vlerë 1 milion dollarë
- Konfindustria denoncon pengesa për kompanitë e huaja në tendera, në fokus ARRSH dhe AKSHI
- Incident i rëndë! Protestuesit në Kongo i vunë flakën tendave me pacientë me Ebola, tentuan të merrnin trupin e një burri të vdekur
- VLEN: Kundër kujt proteston Bujar Ahmeti, kundër vetvetes apo kundër axhës së tij Ali Ahmetit?
- KMK-Maqedoni: Janë konstatuar parregullsi në disa qendra blerjeje për fruta dhe perime
- Ish-kreu i KESH del pas dy orësh në SPAK, Erald Elezi nën akuzë për dosjen e tunelit të Llogarasë bashkë me Ballukun!
- Gjendet i vdekur banori nga Forina, trupi u gjet në një kanal me ujë
- Nejnski: Bullgaria dëshiron ta shohë Maqedoninë në BE

