Policia ende është duke e kërkuar vrasësin e 55-vjeçarit Dilaver Bojku. Nga policia kanë vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në restorantin “Akua Blu” e cila është në pronësi të Bojkut.
“Një person rreth orës 16:45 ka ardhur dhe ka shtënë me armë zjarri duke e goditur D.B në pjesën e kokës dhe më pas ka ikur. Menjëherë më pas, djali i D.B së bashku me një person tjetër kanë vrapuar pas tij në tentim për ta zënë atë, por sulmuesi ka shtënë disa plumba në drejtim të tyre dhe ka ikur”, ka njoftuar mëngjesin e sotëm MPB, përcjell SHENJA.
I lënduari, thonë nga policia është dërguar në spitalin e Strugës, por pas një kohë ka humbur jetën.
Ekipe policore ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i të ndjerit pas urdhrit të Prokurorit publik është dërguar për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se në mënyrë intensive është duke punuar në gjetjen e autorit.
Në opinion po shtohen zërat se vrasja e Dilaver Bojkut është hakmarrje.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Raketa ruse goditi depon e OKB-së në Ukrainë, Agjencia: U shkaktuan dëme me vlerë 1 milion dollarë
- Konfindustria denoncon pengesa për kompanitë e huaja në tendera, në fokus ARRSH dhe AKSHI
- Incident i rëndë! Protestuesit në Kongo i vunë flakën tendave me pacientë me Ebola, tentuan të merrnin trupin e një burri të vdekur
- VLEN: Kundër kujt proteston Bujar Ahmeti, kundër vetvetes apo kundër axhës së tij Ali Ahmetit?
- KMK-Maqedoni: Janë konstatuar parregullsi në disa qendra blerjeje për fruta dhe perime
- Ish-kreu i KESH del pas dy orësh në SPAK, Erald Elezi nën akuzë për dosjen e tunelit të Llogarasë bashkë me Ballukun!
- Gjendet i vdekur banori nga Forina, trupi u gjet në një kanal me ujë
- Nejnski: Bullgaria dëshiron ta shohë Maqedoninë në BE

