Shumica parlamentare shpreson ta shkarkojë Marko Zvërlevskin këtë javë. Ndërkohë sot, kur në Kuvend ka vazhduar avazi i vjetër i VMRO-DPMNE-së me fjalime procedurale dhe replika, asnjë deputet nga shumica parlamentare nuk foli, por nga foltorja e qendrës për media iu bë apel që të zhbllokojnë punën e Kuvendit në mënyrë që të lejohet rrjedha e proceseve reformuese.
Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski i tërhoqi vëmendjen VMRO-së që të mos vazhdojë ta mbrojë kriminalitetin dhe të lejojë shkarkimin e Zvërlevskit.
Por, VMRO DPMNE – ja refuzon të kontestohet figura dhe profesionaliteti i Marko Zvërlevskit. Ata janë të bindur se propozimi për shkarkim është i motivuar politikisht dhe kjo është vetëm nisma e përndjekjes së kundërshtarëve politik. Çdo tentativë për t’ia shkurtuar mandatin gjashtëvjeçar Zvërlevskit është akt politik, vlerëson Ilija Dimovski.

