Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë veprash dyshohet biznesmeni dhe ish funksionari i LSDM-së, Lupço Palevski, i cili është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale. “Personi L. P. mbrëmë është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Për informata plotësuese drejtohuni tek Prokuroria Speciale”, thonë nga MPB për Televizionin Shenja. As Prokuroria Speciale nuk dha detaje se për çfarë veprash dyshohet Palevski dhe cila ka qenë arsyeja e arrestimit. Edhe pse kemi dërguar pyetje në adresë të këtij institucioni, deri tani nuk kemi asnjë përgjigje. Detajet e vetme…
Author: almakos
– Qeveria mori vendim ta dërgojë në seancë të rregullt kuvendore Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për lëshimin e bonove të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim, informon sot pres shërbimi qeveritar. Në Ligj janë paraparë 15 emisione të bonove për denacionalizim.Me vendimin Qeveria në vit e konfirmon vlerën e bonove që do të lëshohen. Shuma vjetore konfirmohet në bazë të kompensimit të lëshuar në bono me vendimet të cilat janë bërë efektive në vitin vijues. “Me Propozim ligjin propozohet dhënie shtesë e edhe tre emisioneve të bonove për denacionalizim, me qëllim që pagesa e subvencioneve të cilat do të konfirmohen…
Personi me inicialet A.A i cili ka jetuar në lagjen Gazi Babë ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 8.30 në shtëpinë e tij në podrum, ndërsa ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 22.45, mëson Medial.mk, nga burime konfidenciale. Në atë moment me të, ka qenë vetëm nëna e tij e cila ka gjet të birin e tij të shtrirë përtokë dhe ka lajmëruar rastin në polici. Viktima ka qenë i punësuar në Policinë ushtarake, ndërsa pas vetes ka lënë 3 fëmijë, më i vogli është i moshës 1 vjeç. Siç mësohet ushtari shqiptar, kohët e…
Ljupço Zikov njoftoi se nuk do ta pranojë ofertën e Qeverisë për të qenë drejtori i financave në firmën MEPSO. Siç shkruan Zikov në Facebook, arsyeja e vetme për vendimin e tij janë komentet negative dhe ofendimet me të cilat është përballur në rrjetet sociale. “Është e tepërt. Nuk ia vlen aq shumë. Jam plotësisht i vetëdijshëm se çmimi që paguhet për pranimin e një funksioni të tillë është i lartë”, shkruan mes tjerash Zikov. Ai në fund atyre që e kanë ofenduar ju thotë se kanë fituar dhe se është dorëzuar para tyre.
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, njofton agjencia e lajmeve INA. Në kapitullin për Maqedoninë, raporti thekson se disa grupe fetare kanë raportuar se qeveria është duke favorizuar Kishën Ortodokse Maqedonase- kryepeshkopatën e Ohrit, duke theksuar se rasti për pastrim parash në të cilin ishte involvuar kreu i kryepeshkopatës është shtyer dy herë. Raporti thekson se, Komuniteti mysliman ka njoftuar se Qeveria nuk u ka dhënë leje për ndërtimin apo rikonstruimin e xhamive. Grupi më i madh mysliman në vend, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka përsëritur se…
Deri 20 për qind arrijnë humbjet e prodhimeve bujqësore në Maqedoni, për shkak të ruajtjes jo adekuate, thonë analizat e fundit të “Koalicionit rural”. Në nivel botëror kjo lloj humbje e agro-biznesit arrin prej 5 deri 10 për qind. “Çdo vit numër i madh i prodhimeve bujqësore “fundosen” për shkak të ruajtjes (magazinimit) joadekuate, në hapësira të improvizuara të cilat janë nën ndikimin e kushteve atmosferike. Kjo është njëra nga arsyet që detyron bujqit t’i shesin prodhimet me çmime më të lira ose t’i hudhin”, thuhet në analizë. Ruajtja joadekuate e prodhimeve uvogëlon edhe cilësinë, me çka sjell edhe te…
Qeveria në mbledhjen e fundit të mbajtur deri në orët e vona të natës ka miratuar disa vendime të rëndësishme. Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë, ndërsa theksua se Ligji për zbatimin e tarifës së lirë për furnizim me energji elektrike duhet të jetë ndër ligjet prioritare dhe se për këtë siç u nënvizua nuk ka pengesa për zbatim. Gjatë mbledhjes qeveritare u shqyrtua informata për aplikimin e ndërrimit të dytë në institucionet publike për fëmijë – çerdhet për fëmijë në Maqedoni. Për këtë propozim, Qeveria angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që…
Sipas të dhënave të para të NP “Pyjet e Maqedonisë”, këtë muaj janë regjistruar 56 zjarre, ndërsa janë djegur 4 mijë hektarë. Nga këto zjarre deri tani procedurat kanë mbaruar për 22 zjarre, ku dëmi vlerësohet të jetë rreth 1 milionë euro. Analizat e para tregojnë se një pjesë e zjarreve janë ndezur me qëllim, ndërsa disa të tjerë janë shkaktuar nga pakujdesia, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka ngritur padi penale ndaj disa personave për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “shkaktim i zjarreve pyjore”, në rajonin e Makedonski Brod. Sot…
Për shërbime dhe akomidime hotelierike në vend dhe jashtë vendit Akademia e Shkencës dhe Artit në Maqedoni (ASHAM) do të harxhojë 1.200.000 denarë, ose rreth 19.500 euro. Në sistemin elektronik për shpallje publike është publikuar kriteri për ndarjen e tenderit, që është çmimi më i ulët. Në procedurë do të përdoriet edhe ankand elektornik. Ndërsa ofertat mund të dorëzohen më së voni deri më 24 gush
16 August Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ta mbajë vazhdimin e 12-të të seancës së gjashtë në të cilën do të debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski.Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksohet në sqarim, kryerjen e paligjshme, jo në kohë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të…
Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë, do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 29 deri 36 gradë celsius. Po ashtu në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 31 gradë. UV indeksi do të jetë 8.
15 August Me kërkesë të PSP-së biznesmeni Lupço Palevski – Palço është dërguar në stacionin e policisë në Shkup këtë mbrëmje, bënë të ditur nga MPB. “Për momentin kemi të bëjmë me lëndë parahetimore dhe nuk nundet të japim detjae tjeta”, thanë nga MPB. Nga PSP për momentin nuk zbardhin detaje. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për publikimin e disa bisedave të përgjurara ilegale.

