Personi me inicialet A.A i cili ka jetuar në lagjen Gazi Babë ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 8.30 në shtëpinë e tij në podrum, ndërsa ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 22.45, mëson Medial.mk, nga burime konfidenciale.
Në atë moment me të, ka qenë vetëm nëna e tij e cila ka gjet të birin e tij të shtrirë përtokë dhe ka lajmëruar rastin në polici.
Viktima ka qenë i punësuar në Policinë ushtarake, ndërsa pas vetes ka lënë 3 fëmijë, më i vogli është i moshës 1 vjeç.
Siç mësohet ushtari shqiptar, kohët e fundit ka pasur probleme financiare, derisa në atë shkallë që kjo gjendje të reflektohet edhe në shëndetin e tij mental.

