Author: almakos

Pas marrjes në pyetje rreth katër orë, biznesmeni Lupço Palevski bashkë me avokatin e tij doli nga Prokuroria Speciale Publike, por nuk komentoi rreth marrjes në pyetje, por shkurt tha se bëhet fjalë për procedurë parahetimore. Edhe nga PSP nuk zbulojnë detaje rreth biznesmenit Lupço Palevski për shkak se rasti i tij është ende në fazën parahetimore.

Lexo më Shumë

16 August VMRO-DPMNE tërhiqet nga debati për shkarkimin e kryeprokurorit  Marko Zvërlevski. Sot pasdite deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski i dorëzoi mendimin e Komisionit Antikorrupsion kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe theksoi se VMRO-ja nuk do të bëhet pjesë e shkarkimeve të paligjshme pas çka  deputetët e kësaj partie braktisën seancën.  Me këtë i vihet fundi debatit për shkarkimin e Zvërlevskit.  Ndërkohë që pritet që kreu i Kuvendit Talat Xhaferi të caktoj vazhdimin e seancës ku do të votohet propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit.

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE-ja sot i publikuan kandidatët e parë për kryetar komunash në zgjedhjet lokale që vijojnë. Siç informoi sekretari i përgjithshëm i partisë, Hristian Mickoski, bëhet fjalë për këto persona: Kirurgu oral Marijan Bajraktarov si kandidat për kryetar komune në Strumicë, për në Petrovec kandidat është Borçe Mitrevski, kurse kryetari aktual i Velesit Slavço Çadiev do të garojë edhe për një mandat të ri. Toni Zatkovski do të kandidohet për vendin e kryetarit të komunës në Krivo Gashtan, kurse deputeti aktual Zoran Gjorgjievski do të kandidohet për komunën e Kumanovës.

Lexo më Shumë

Grupi rinor “Zgjohu” zyrtarisht është formuar më datë 8 Nëntor të vitit 2015, grup ky që ka marrë përsipër avancimin e të rinjve në jetën e kulturës, artit, shkencës, njohton Almakos. Në një intervistë për Almakos, përfaqësuesi i këtij grupi, Zenel Miftari thotë se rininë tonë e ka përfshirë një pasivitet në jetën shoqërore dhe pikërisht duhet zgjuar këtë brez të të rinjve, për të qenë më aktiv dhe më kreativ. “ Unë e kam një shprehje “Ditët e rinisë janë ditët e shkëlqimit“ – thotë  Bayron, prandaj duhet shfrytëzuar. Një vit më parë, bashkë me disa shokë bëmë grupin tonë…

Lexo më Shumë

Para disa ditëve Presidenti i vendit, Gjorgji Ivanov, nënshkroi rishikimin e buxhetit, i njejti u votua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Rishikimi i buxhetit ka paraparë që të reduktohet një shumë e të hollave në disa krerë të Kuvendit, dhe institucione, ndërsa të prekur janë edhe institucionet ku udhëheqin shqiptarët. Një ndër ato është Universiteti “Nënë Tereza”, i cili ka filluar vitin me 22 programe të reja, poashtu edhe me konkurse për pranimin e stafit akademik dhe stafit administrativ. Pasi është goditur rëndë nga rishikimi më i ri i arkës shtetërore, do të reduktohet edhe numri i punëtorëve në…

Lexo më Shumë

Rekomandimet e Pribes për reforma në institucionet e shtetit janë shkatërruar. Kështu kanë vlerësuar deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, gjatë debatit të sotëm në seancën parlamentare për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. Edhe seancën e sotme deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë vazhduar diskutimet dhe replikat vetëm në mes vete. DIMITAR STEVANANXHIJA, VMRO-DPMNE “Supozoj se flokët do t’i ngrihen se çfarë ndodh në Republikën e Maqedonisë. erdhëm deri në këtë derexhe që edhe Mogerini të reagojë në partizimin e institucioneve në Maqedoni. Në shkeljen e gjithë asaj që ishte ligj dhe normë. Por, kjo është diçka që duhet të presim të deklarohen ata…

Lexo më Shumë

Vendimi për marrjen e një borxhi të ri nga ana e Qeverisë, ka nxitur reagimin e opozitën maqedonase VMRO DPMNE. Nga ky subjekt politik kanë deklaruar se opinioni i vendit është dëshmitar që Qeveria po fut çdo ditë në borxhe vendin. Ata kanë akuzuar ministrin e Financave, Dragan Tevdoski, të cilin ata e quajnë ministri i borxheve, duke thënë se fut në borxh vendit 80.555 euro në orë. HRISTIJAN DELEV, VMRO DPMNE “Qytetarët nga kjo Qeveri për këtë periudhë nga reformat kanë parë vetëm borxhe. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë të dijnë ku shkojnë paratë e tyre…

Lexo më Shumë

Me çekiç në dorë dhe levë, 46-vjeçari Spase Veljanov ka vrarë fqinjin e tij dhe ka lënduar katër anëtarë tjerë të familjes. Tragjedia ka ndodhur në qytetin e Velesit rreth orës dy pas mesnate. Prokuroria Publike njofton se Veljanov ka thyer derën hyrëse të shtëpisë së fqinjëve dhe është futur në dhomën ku ka qenë vajza e fqinjit, 30-vjeçarja T.N. Të parën e ka goditur atë në kokë, ndërsa më pas në dhomë janë futur prindërit e vajzës, ndërsa i dyshuari i ka goditur edhe ata duke u shkaktuar lëndime të rënda. Babai i vajzës, 65 vjeçari D.N., iu është…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Poroj të Tetovës që brenda dy muajve dy herë u godit nga vërshimet akoma vazhdojnë t’i ndiejnë pasojat dhe ende nuk i janë kthyer normalitetit. Banorët ankohen se pas vërshimeve të dyta asnjë institucion lokal apo qendror nuk ka intervenuar, ndërsa sezoni i vjeshtës po ofrohet dhe rreziku nga shirat shtohet çdo ditë e më tepër. Edhe përkundër premtimit se do të bëhet për dy javë, kanë kaluar dy muaj dhe kjo urë që u shkatërrua nga vërshimet, kjo urë ende nuk është kthyer në gjendjen e saj të mëparme dhe nuk është vënë në funksion. Për…

Lexo më Shumë

Një informacion se në qendër të Kumanovës do të vendoset pllakë përkujtimore për branitellat, ka shqetësuar shqiptarët e këtij qyteti. Por, kryetari i Komunës sot tha se nuk është caktuar saktë se çfarë pllake do të vendoset në parkun e ri në Kumanovë, dhe se çfarëdo vendimi duhet të kalojë në këshillin komunal me votim sipas modelit të Badenterit. Ai tha se komuna vetëm ka informuar se do të fillojë ndërtimi i gjelbërimit të një parku të vogël në atë lokacion, dhe se në të ekziston hapësirë që të vendosen pllaka të ndryshme përkujtimore, pasi shoqatat civile disa herë e…

Lexo më Shumë

16 August Lideri i ri i sidikalistëve Darko Dimovski sot doli me akuza. Ish kryetari i sindikalistëve Zhivko Mitrevski ka gëzuar privilegje më të mëdha edhe nga vetë deputetët. Përveç rrogës prej 50 mijë denarëve, ka pasur edhe sigurim jetësor, veturë dhe shofer zyrtar, telefon celularë, të drejtë që të arsimohet dhe kompletohet në llogari të LSM-së si dhe benefite tjera. “Kryetari ka të drejtë të kompensimit për shfrytëzim të banesës, edhe pse i njëjti kryetar ka banesë në Shkup si dhe të drejtë për kompensimin e shpenzimeve për energji elektrike, ujë, shërbime komunale, ngrohje qendrore dhe të gjitha shpenzimet…

Lexo më Shumë

Deponia ilegale në hyrje të qytetit jo vetëm që nuk pastrohet dhe dislokohet, por ditëve të fundit ajo është zmadhuar edhe më shumë dhe mbeturinat kanë dalë tanimë në rrugën kryesore. Qytetarët e Tetovës thonë se kjo është një pamje e hidhur për qytetin, ndërsa banorët dhe afaristët për rreth ankohen se era që kundërmon ështëe bërë e padurueshme. Banorët e Tetovës dhe aktivistët e sektorit civil akuzojnë administratën e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, se nuk ka as interesimin më të vogël për të zgjidhur këtë problem, në emër të së cilit katër vjet më parë morën…

Lexo më Shumë