Vendimi për marrjen e një borxhi të ri nga ana e Qeverisë, ka nxitur reagimin e opozitën maqedonase VMRO DPMNE. Nga ky subjekt politik kanë deklaruar se opinioni i vendit është dëshmitar që Qeveria po fut çdo ditë në borxhe vendin. Ata kanë akuzuar ministrin e Financave, Dragan Tevdoski, të cilin ata e quajnë ministri i borxheve, duke thënë se fut në borxh vendit 80.555 euro në orë.
HRISTIJAN DELEV, VMRO DPMNE
“Qytetarët nga kjo Qeveri për këtë periudhë nga reformat kanë parë vetëm borxhe. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë të dijnë ku shkojnë paratë e tyre dhe pse shteti merr borxhe me aq shumë të të hollave. Është koha që Qeveria e LSD-së t’u përgjigjet qytetarëve se ku planifikon të harxhoj këto të holla, për realizimin e premtimeve të dhëna për pagë minimale prej 16.000 denarë, pagën mesatare prej 30.000 denarë, pagë prej 100.000 denarëve për mjekët, apo për lukset, oktapodet, frutat e detit, lulet, punësimet partiake dhe strehimin e sorosoidëve të paguar”.
Ndërkohë, nga LSDM kanë thënë se VMRO DPMNE përmes lajmeve të rrejshme dhe fakteve të fshehura po tenton të përfitojë pikë politike. Nëpërmjet një komunikate me shkrim, ata kanë deklaruar se ata kanë shlyer borxhin ndaj Bankës Dojçe me vlerë prek 77.3 milion euro, ndërsa borxhin publik është ulur për 31.4 milionë euro.
LSDM
“Përveç shlyerjes së borxhit në tregun vendor dhe kthimit të kredive të huaja, paratë nga huazimet e tregut vendor, shfrytëzohen edhe për implementimin e masave që sjellin jetë kualitative për të gjithë. Ndryshe nga sjellja shkatëruese e VMRO-DPMNE-së, kur paratë nga borxhet e pakontrolluara dhe të shtrenjta, janë harxhuar për tendere kriminale, për barok dhe përmendore, sot mjetet po shfrytëzohen për zgjidhjen e statusit të punëtorëve të falimentuar, për pagë minimale më të lartë dhe për mdihmë më të madhe për ndërmarrjet vendore”.
Së fundmi, Maqedonia ka marrë borxh të ri prej 2 miliardë e 750 milionë denarë ose në vlerë prej 44.7 milionë eurove. Bëhet fjalë për huamarrje për periudha të ndryshme kohore.
Teuta Buçi

