Grupi rinor “Zgjohu” zyrtarisht është formuar më datë 8 Nëntor të vitit 2015, grup ky që ka marrë përsipër avancimin e të rinjve në jetën e kulturës, artit, shkencës, njohton Almakos.
Në një intervistë për Almakos, përfaqësuesi i këtij grupi, Zenel Miftari thotë se rininë tonë e ka përfshirë një pasivitet në jetën shoqërore dhe pikërisht duhet zgjuar këtë brez të të rinjve, për të qenë më aktiv dhe më kreativ.
“ Unë e kam një shprehje “Ditët e rinisë janë ditët e shkëlqimit“ – thotë Bayron, prandaj duhet shfrytëzuar. Një vit më parë, bashkë me disa shokë bëmë grupin tonë dhe e emëruam “Zgjohu”. Dhe si çdo grup rinor në botë që vepron në çdo sferë, ashtu edhe rinia Kumanovare ka një menyrë të të funksionuarit. Dhe kjo menyrë e perzgjedhur nga shumica jonë nuk po na bën të arrijmë shkëlqimin e lartpërmendur , apo më mirë të themi se po na zbeh plotësisht. Kohët e fundit, rininë e bollshme kumanovare e ka kapluar një pasivitet. Pasivitet në të gjitha sferat, si në mësim, lexim të librave, apo çfarëdo lloj gjëje tjetër edukative e të dobishme për ne. Me një fjalë rinia dalngadalë po humb veçoritë, të cilat na karakterizojn si të rinjë. Nga ky fakt dëshpërues vendosëm të hapim këtë grup.
Qëllimi i grupit tonë ka qenë dhe vazhdon të jetë aktivizimi i rinisë kumanovare, ngritja e vetedijes tek të rinjët mbi gjendjen aktuale, krijimi i një baze të mirëfilltë të diturisë, ka qëllime të pastërta dobiprurëse dhe përfituese në aspekt të diturisë në përgjithesi dhe leximit ne veçanti. Dhe thirrja jonë tek të gjithë gjithmonë ka qenë: ZGJOHU, për nder të këtij epiteti që përfaqësojmë, për hir të një rinie të shëndoshë që duhet të shkëlqejë, se këtë shkëlqim ia kemi borxh atdheut”, tha Miftari, pwr Almakos.
Gjatë kësaj periudhe gati 2 vjeçare të funksionimit si grup, kanë realizuar aktivitete të shumta me të vetmin synim arritjen e qëllimeve kolektive.
“Fillimisht nisëm me leximin e librave nga të gjithë antarët e grupit, e pastaj edhe diskutimin mbi të njejtat bashkarisht dhe arritjen e konkluzave. Deri sa i morrëm këmbët dhe deri sa u formuam mirë brenda grupit, e pamë të arsyeshme që aktivitetet tona t’i zgjerojmë edhe në publik, që popullata dhe të rinjtë prej më afër të njihen me grupin tonë dhe të nxiten për ndryshim vetëdije dhe pë kyçje në grupin tonë.
Përveç aktiviteteve të leximit, ne si grup nuk i kemi evituar edhe të gjithë aktiviteteve tjera edukative, kulturore e sportive me të cilat pretendohej riaktivizim i gjithmbarshëm i rinisë. Kështu që vazhduam me kryerjen e aktiviteteve edukative e të llojeve të ndryshme.
Aktivitetin që e ushtruam ditëve të fundit, e realizuam nën moton: “Për ndryshim të mendësisë dhe për mbrojtje të qytetit tonë”, ku si grup realizuam tryezë të rrumbullakët.
Në këtë tryez u elaborua tema:
“Sa janë politikanët tanë liderë të ëndërrave për të rinjtë – Çfarë karakterisitkash duhet të posedojë një lider modern”.
Të ftuar ishin të gjitha forumet rinore të subjekteve politike dhe OJQ-të me veprim në Kumanovë, ku prej tyre u përgjigjën vetëm Lëvizja Besa me përfaqësues Faruk Raimi dhe
LR-PDSH me përfaqësuesen Arieta Muhtari, si dhe Grupi Rinor Zgjohu nga OJQ-t me përfaqësues Eren Ali.
Tryeza ishte e moderuar nga politikologu Xhenis Sulimani, diskutimi shkoi në nivelin e duhur, sëbashku të gjithë u dakorduam se një liderë politik që kërkon rinia jonë, duhet të ketë këto karakteristikash si: Moral të shëndosh; Ndergjegje institucionale; Aftësi Diplomatike; Dituri; Art të të folurit; Pergjegjësi; Të jetë i afërt me popullin, dhe të punojë për interesat e popullit.
Poashtu si gjithherë nuk mungoi as pjesa e publikut, ku patën mundësi të japin komente mbi temën, dhe të parashtrojnë pyetje”, tha Miftari, për Almakos.
Ai shtoi se tryeza të këtilla do të organizojnë edhe tutje, me tema të ndryshme, me të vetmin qëllim avancimin e rinisë në jetën publike dhe për një qytet sa më të mirë.
Këto ditë Grupi rinor “Zgjohu”, realizoi aktivitetin “Rinia, forca e veprimit shoqëror” për nder të “Ditës Botërore të Rinisë” Fjalë rasti pati anëtarja e grupit, Sejlane Alimi, e cila tregoi mbi qëllimin e aktivitetit: “Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e vlerave, kontributet dhe sukseset e rinisë Kumanovare. Rinia jonë ka rol dhe rëndësi të veçant në shoqëri, andaj ta kuptojmë këtë rëndësi. Ta ngrismi qytetin tonë lartë e më lart, ta bëjmë një vend të kulturës, artit, shkencës”.
Programi filloi me një pikë muzikore nga Filonid Aliu. Më pastaj, nga Bujar Dalipi, inovator i projektit Buna,ku u shpjegua inovacioni në mënyrë teorike. Nga Sara Haliti, anëtare e Grupit “Zgjohu”, u lexua një shkrim nga autorja Erzana Abazi. Më pastaj Ismet Vejseli, këndoi një këngë Italiane. Nga, Ansambli i këngëve dhe valleve “Bajram Shabani” u perzentuan me një valle kombëtare. Grupi rinor “Zgjohu për të treguar mirënjohës ndaj atyre që kanë kontribuar në shoqëri, nga kryetari Arif Limani, u shpërndanë mirënjohje për: Filionid Aliu, për sukseset e arritura në muzikë; Bujar Dalipi, për sukseset e arritura në sferën e Elektronikës, dhe për inovacionet në këtë fushë; Erzana Abazi, për kontributin e dhënë në letërsin shqipe; Funda Ali për sukseset e arritura në violin; Ismet Fejseli pë sukseset e arritura në muzikë; Alban Ismaili për sukseset e arritura në garat e matematikës; Semra Sadiki për sukseset e arritura në gara të ndryshme; Ansambli i këngëve dhe valleve “Bajram Shabani”, për ruajtjen e vlerave kulturore artistike. Poashtu u shpërnda edhe mirënjohje për OJQ me veprim në Kumanovë. Forumi Rinor Islam- dega Kumanovë, për kontributet e tyre për ngritjen e vlerave dhe realizimet e aktivitetëve rinore. – Kryqi kuq, për realizimet e aktiviteteve humane.
Delvina Kërluku
Almakos.com

