Rekomandimet e Pribes për reforma në institucionet e shtetit janë shkatërruar. Kështu kanë vlerësuar deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, gjatë debatit të sotëm në seancën parlamentare për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. Edhe seancën e sotme deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë vazhduar diskutimet dhe replikat vetëm në mes vete.
DIMITAR STEVANANXHIJA, VMRO-DPMNE
“Supozoj se flokët do t’i ngrihen se çfarë ndodh në Republikën e Maqedonisë. erdhëm deri në këtë derexhe që edhe Mogerini të reagojë në partizimin e institucioneve në Maqedoni. Në shkeljen e gjithë asaj që ishte ligj dhe normë. Por, kjo është diçka që duhet të presim të deklarohen ata që na mësonin se si duhet të funksionojmë”.
Në replikat e tyre në mes veti, depuetetët e VMRO-DPMNE-së shfrytëzonin kohën për të akuzuar Qeverinë për punën e saj dhe sjelljen e ligjeve të reja.
VESNA PEMOVA, VMRO-DPMNE
“Premtuan edhe heqjen e tatimit radiodifuziv që është 180 denarë, por prandaj nuk dot ë ketë rritje të pensioneve, rrogave, të ndihmës sociale, nuk do të ketë rritje edhe të rrogave të mjekëve për shkak se deri në fund të këtij viti nuk janë në mundësi të përgatisin ligj bnë të cilin do të përfshiheshin mjekët që ta kenë rrogën 100 mijë denarë”.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të mos tërhiqen nga fjalimet e tyre që propozimi i shkarkimit të Zvërlevskit të vonohet. LSDM ka hequr dorë nga debati në seancë, duke dashur të mos vonojë procesi dhe propozimi i shkarkimit të kryeprokurorit të arrijë sa më shpejtë në votim.
Mefail Ismaili /SHENJA/

