S’kanë fund replikat mes deputetëve të opozitës në debatin për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski. Nga shumica parlamentare thonë se nuk marrin pjesë në debat me qëllim që ta shkurtojnë procesin e stërzgjatur në mënyrë që të kalohet në temat tjera që, siç thonë, drejtpërdrejtë prekin ekzistencën e qytetarëve.
Ne presim që deri në fund të javës Marko Zvërlevski të shkarkohet nga Kuvendi i Maqedonisë. Ne heqim dorë nga replikat dhe debatet tona pikërisht për shkak të asaj që ishte temë e kësaj pres- konference, pra të kalohet në temat me prioritet për qytetarët e Maqedonisë, përkundër përpjekjes së opozitës dhe deputetëve të tyre që foltoren ta përdorin për gjithçka përveç për temën e diskutimit e ajo është shkarkimi i Marko Zvërlevskit dhe t’i stërzgjatin të gjitha pikat që vijojnë pas shkarkimit të Zvërlevskit – dekalroi Frosina Remenski,LSDM.
Nga VMRO-DPMNE thonë se janë të gatshëm të heqin dorë nga diskutimet për Zvërlevskin vetëm nëse në rend të ditës vijnë ndryshimet në ligjin për prokurorë publik, në formën siç e ka propozuar LSDM-ja kur ajo ishte në opozitë. Në propozim parashihej që prokurori publik të zgjedhet me 2/3 e votave në Kuvend.
Në momentin e njëjtë kur Qeveria e RM-së ndërmori nismë për shkarkimin e Zvërlevskit, ne ndërmorëm iniciativë për ndryshimin e Ligjit për prokurori publike të RM-së, me çka propozuam që prokurori publik të zgjedhjet me dy të tretat e votave. Kjo thamë që është njëlloj garancie se prokurori i ardhshëm publik, jo ky, sepse ky gjithsesi që do të shkarkohet, ai që pason të zgjidhet në bazë të parimeve të njëlloj harmonizimi të vullneteve të këtij Kuvendi – tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
Opozita akuzoi deputetët e shumicës se nxisin debatin për Zvërlevsklin me qëllim që t’i fshehin huamarrjet e përditshme pasi LSDM është në pushtet.
Alsat-M

