Sindikata e pavarur e policisë vlerëson se polici i cili ka gjuajtur me armë adoleshentët në Strumicë ka vepruar sipas ligjit. Kryetari i sindikatës, Goce Delçev Todev tha se avokatët e sindikatës janë në terren dhe do t’i dalin në mbrojte policit.
GOCE DELÇEV, KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR TË POLICISË
“Sipas nesh, , ai ka vepruar tërësisht në mënyrë të drejtë dhe të duhur, për shkak se ngjarja është tërësisht e kualifikuar si veprim profesional nga ana e policit. Avokatët të cilat janë më shumë se dy ditë në terren në Strumicë, gjithkund ku duhet të paraqiten me atë që është lidhur me këtë ngjarje dhe raportet flasin se procedura ka qenë skajshmërisht korrekte, e drejtë dhe sipas dispozitave dhe vendimeve ligjore për funksionimin e një nëpunësi të policisë në një ngjarje të këtillë”.
Kreu i sindikatës të pavarur të policisë tha se nuk mund të japin më shumë detaje rreth ngjarjes, me qëllim që t’i lënë prokurorisë të bëjë punën e saj. Ai tha se veprimet e policisë në raste të këtilla janë të saktësuara mirë me ligj, por se ligji nuk zbatohet. I pyetur në lidhje me policët të cilët kanë përfunduar shkollimin dhe kanë mbetur pa punë, Goce Dellçev nga sindikata tha se stacionet policore në vend kanë shumë vende të lira.
GOCE DELÇEV, KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR TË POLICISË
“Në bazë të gjitha analizave që janë bërë në suaza të sindikatës së pavarur del se numri i nëpunësve të policisë të cilët duhet ta plotësojnë rendin e vendeve të zbrazëta në të gjitha njësitë organizative duhet të jetë shumë më i madh nga ai që është tani. Kemi stacione policore të cilat janë me 50 përqind të plotësuara në suaza të asaj që quhet stacion policor”.
Sipas kreut të sindikatës së pavarur të policisë, problematik mbetet sistematizimi i policëve nëpër stacione.

