Vazhdojnë diskutimet brenda partiake për listat e kandidatëve që do të konkurojnë për kryetarë të komunave, të qytetit të Shkupit, si dhe kështilltarë komunal dhe të qytetit të Shkupit. Ndërkohë që nga ana tjetër rrjedhin afatet e përcaktuara në kalendarin e KSHZ-së për zgjedhjet lokale të këtij viti.
Zgjedhjet lokale tashmë janë përcaktuar për më 15 tetor.
Mbajtja e Zgjedhjeve lokale – 15 tetor
Ndërkaq sipas kalendarit të KSHZ-së, për zgjedhjet lokale, partitë politike obligohen që më së voni deri më 9 shtator t’i dorëzojnë listat e kandidatëve në Komisionet komunale, respektivisht, 35 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.
Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve tek komisionet komunale zgjedhore -9 shtator
Afati për mbledhje të nënshkrimeve para KSHZ-së, për propozim të listave të kandidatëve do të fillojë nga 21 gushti dhe afati për mbledhje të nënshkrimeve do të përfundojë më 4 shtator.
-Afati për mbledhje të nënshkrimeve për propozim të listave të kandidatëve
Fillon -21 gusht Mbaron -4 shtator
Lista zgjedhore do të vendoset në inspektim publik më 21 gusht 2017, dhe do të zgjasë deri më 9 shtator.:
Inspektimi publik i listës zgjedhore
Fillon – 21 gusht
Mbaron -9 shtator
Sipas kalendarit për realizimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2017, afati i fundit i KSHZ-së për përcaktimin e Listës së vetme të kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë është 18 shtatori.
“Shortin për përcaktimin e Listës së vetme të kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë, KSHZ do ta kryen më së voni deri më 18 shtator.”
Fushata Zgjedhore për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale fillon më 25 shtator dhe përfundon më 13 tetor në orën 24.
Fushata Zgjedhore për rrethin e parë :
Fillon më -25 shtator
Përfundon -13 tetor
Ndërkaq, fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor 2017 në orën 24. Ndërkohë që zgjedhjet e rrethit të dytë mbahen më 29 tetor.
Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më -27 tetor
Mbajtja e zgjedhjeve, rrethi i dytë – 29 tetor
Sa i përket mediave, Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele ka filluar mbikëqyrjen e raportimit nga data 6 gusht.
Ajnur Bafçari /SHENJA/

