Zjarret e mëdha që shkrumbuan mijëra hektarë pyje dhe kullota, do të shkaktojnë pasoja të mëdha ekologjike të cilat do të ndjehen vitin e ardhshëm, vlerësojnë ekspertët. Situata e tillë më shumë do të reflektohet tek burimet e ujit, gjegjësisht, mund të thahen shumë burime.
Do të humben shumë nga burimet e ujit, pasi falë pyjeve ne kishim burime aktive gjatë tërë vitit. Mungesa e ujit tashme po na troket ne derë, pasi gjatë një viti kalendarik, si dru për ngrohje në industrinë e përpunimit shkatërrohen rreth 8000 hektarë zonë e gjelbër malore, ndërsa këtë vit nga zjarret janë shkatërruar 10 mije deri 15 mijë hektarë shtesë, që është katastrofë e madhe – deklaroi Lazo Naumovski, agronom inxhinier.
Admiruesit e maleve e cilësojnë si katastrofal vendimin për ndalesë të plotë të lëvizjes nëpër pyje, pasi në këtë mënyrë piromanët më lehtë lëvizin nëpër male.
Ndalesa e tërësishme e lëvizjes nëpër male shkon vetëm në të mirën e atyre që ndezin këto zjarre. Tani ata janë të lirë dhe pa kontrollin që gjithmonë u qëndronte mbi kokë. Prezenca e sa më shumë dashamirëve të natyrës dhe bjeshkatarëve ne male ua vështirëson piromanëve lehtë të ndezin zjarre. Fakti që ende ka zjarre të reja tregon se ndalesa nuk ka dhënë rezultat dhe se shteti nuk ka kapacitet të ballafaqohet me këtë – tha Antonio Dodevski, udhëheqës dhe shpëtimtarë mali.
Dodevski bëri thirrje për tërheqjen e menjëhershme të kësaj mase dhe të mos këtë ndalesa të tilla. Ndërsa Naumovski vlerëson se sa më shpejtë duhet të përfundojë procesi i gazifikimit të shtetit, në mënyrë që të ndalohet përdorimi i druve dhe maleve si materiale për ngrohje.
Miki Trajkovski

