Në ditën kur skadon afati për shfrytëzimin e fondeve IPA për ndërtimin e pikë kalimit kufitar të përbashkët “Bellanoc-Stançiq” mes Maqedonisë dhe Kosovës, Qeveria sikur u zgjua nga gjumi dhe aprovoi debllokimin e realizimit të këtij projekti pas çka firmosi revidimin e marrëveshjes me BE-në. Zv.kryeministri Bujar Osmani tha se ndërtimi i objektit të përbashkët do ti kalojë në kompetencë Qeverisë së Kosovës. Ndryshe, tenderi për ndërtimin e pikë kalimit kufitar duhet të kishte përfunduar në korrik, për t’i hapur rrugën thithjes së rreth 1.2 milion eurove për këtë projekt.
Qeveria sapo aprovoi debokllimin e implementimit të projektit për pikën kufitare “Bellanoc-Stançiq” me çka më autorizoi mua për të nënshkruar revidimin e marrëveshjes me BE sa I përket këtij projkti. Por, gjithashtu edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që të nënshkruaj protokollin dhe me këtë ne po rrumbullaksojmë pjesën e obligimit të Qeverisë në këtë drejtim që ti jipet mundësi palës kosovare që të kontraktoj menjëher kompanin për ndërtimin e objektit të përbashkët dhe me këtë do të rrumbullaksohet ky project – dekalroi Bujar Osmani, zv kryeministër.
“Pikërisht në këtë vend duhet të nis ndërtimi I objektit që do të shënoj vijën kufitare Bellanoc-Stançiq mes Maqedonisë dhe Kosovës. Përveç ferrave e mbeturinave asnjë shenjë tjetër nuk tregon se atë se autoritetet maqedonase dhe ato kosovare kanë shpreh gatishmërinë për nisjen e një objekti të tillë”.
Banorët e fshatrave rreth kufirit shprehen skeptikë për hapjen e pike kalimit kufitar. Thonë se premtime jepen shumë ndërsa në vepër nuk realizohet gjë
“Kjo rrugë është alternative më e shkurtër sepse prej Gjilanit deri në Kumanovë mund të arrish për 20 minuta ndërsa në pjesën tjetër të duhen dy deri në tre orë. Edhe banorët e të dyja anëve e presin sa më shpejtë të vendoset kufiri dhe njerëzit të qarkullojnë lirshëm, të mos kenë pengesa. Kjo është në interes edhe për zhvillimin ekonomik edhe për shumë gjëra tjera”.
“Ka pas nevojë qysh më herët të bëhet hapja për arsye se na lidh ky rajon, gryka e Karadakut na lidh me Kumanovën e Shkupin, gjithë fshatrat këndej I kemi të afërmit tone. Fjalë sat ë duash po japin po punë jo, vepër, është punë atë veprat. Është tragjike, në sillemi dhe I bëjmë 100 kilometra kurse këtu I kemi vetëm 12-13 kilometra. Si duket kjo është çështje politike, ose të huajve ose të tanëve”.
Hapja e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiç vazhdon të mbetet ëndërr, edhe pse marrëveshja për të daton që nga viti 2011. Mirëpo, një gjë mbetet e qartë se dështimi i ngritjes së kësaj pike, do të përdoret fuqishëm nga partitë, për pikë politike në zgjedhjet lokale të 15 tetorit në vend.
Melihate Rustemi

