Shteti ka marrë borxh të ri prej 44.7 milionë euro në tregun e brendshëm financiar. Sipas paralajmërimeve, ministria e financave do të lëshojë letra shtetërore 12 muajshe në vlerë prej 27.3 milionë euro dhe letra me afat arritje për pagesë prej 5 dhe 15 viteve në shumë të përgjithshme prej 17.4 milionë euro. Këto ditë pritet që shteti duhet të kthejë 32.5 milionë euro borxhe të vjetra dhe 7.8 milionë euro plotësuese deri në fund të muajit. VMRO-DPMNE e akuzoi qeverinë se për çdo ditë qytetarët i ngarkon me borxh prej 1 milionë euro e gjysmë në ditë. Nga LSDM-ja përgjigjen se qeveria e re përgjegjshëm menaxhon me paratë për dallim nga qeveria e DPMNE-së, e cila qytetarët i fuste në borxhe për luks dhe përmendore, njohton Almakos.
Akademiku Abdylmenaf Bexheti në një prononcim për Almakos thotë se qeveria e re ka nis me huamarrjet dhe do të vazhdojë në këtë rrugë, për të shlyer borxhet që ka lënë qeveria e mëparshme. Ai bën apel që qeveria duhet të gjejë strategjinë që borxhi i shteti të mos merr përmasa më të thella. Por, nuk e mohon faktin që është nevoja për huamarrje, por derdhja e të hollave të jetë për investime produktive, në dobi të qytetarëve, e jo siç ka ndodhë me qeverinë paraprake, ku harxhimet janë bërë edhe në aspekt të padoishëm. Bexheti e sheh qeverinë e re si përgjegjëse, si transparent dhe lloaridhënës, ndaj qytetarëve. Dhe për të patur një stabilitet fiskal, ai thotë se qeveria duhet të gjejë mënyrë të rrit të arrdhurat, e jo të zvogëlojë kostot për një periudhë të gjatë kohore.
“Në parim qeverisja e re do të vazhdojë huamarrjet vetëm në nivelin e skadimeve të huave të vjetra, që të mos rritet vazhdimisht borxhi, kjo do të ishte një përpjekje, për në afat të shkurtër, të mesëm dhe brenda vitit, të mbahet borxhi në nivelin e njejtë. Të paktën të mos rritet përtej përmasave që është e paraparë dhe me strategjinë e menaxhimit të borxhit publik. Por, në kushtet e mos realizimit të të ardhurave te qeveria mund të paraqitet nevojë për huamarje të reja. Me rëndësi është që destinimi i tyre duhet të jetë për shpenzime jo produktive, siç e kemi patur me sjelljen e qeverisjes paraprake. Sigurisht, qeverisja e deri tanishme edhe me rishikimin dhe ribalancin e buxhetet tregoi se ka një përkushtim llogaridhënës dhe mban llogari edhe më shumë që të mos i ngarkojë më shumë qytetarët me tatime, pra taksa për një financim shtesë sëpaku reduktimet ose një pjesë të kursimeve që i bëri nga buxheti ekzistues, ku u tregua se ka një përkushtim edhepse është e pamjaftueshme. Qeveria duhet të gjejë mënyra që të rrit të ardhurat sepse nuk ecet në afat të gjatë me shkurtim të kostove. Kostot mund t’i reduktoni në afat të shkurtër, por megjithatë në afat të gjatë, që nuk ëshët zgjidhje ajo. E vetmja zgjidhje e qëndrueshme fiskale do të jetë nëse gjenden mënyra plotësuese, që së paku të realizohen të ardhurat të parashikuara me mundësi të rritjes së tyre permanente të matutjeshme, ku kjo do të ishte një sugjerim për një konoslidim fiskal për periudhën e vitit 2017”, tha akademiku Abdylmenaf Bexheti, për Almakos.
Ndërsa, ish Ambasadori Nano Ruzhin thotë se qeveria e re udhëheq një shtet me borxhe, si në tregun e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Huamarrja ka për qëllim të mirëmbajë balansin dhe nivelin financiar.
“LSDM, ka marrë qeverisjen, pra shtetin me borxhe. Borxhe të cilat janë të brendshme dhe të jasthme. Të brendshme ndaj sektorit të biznesit dhe investimeve të llojeve të ndryshme, si për investime joproduktive, përmendore, ndërtimin e fasadave të ojekteve, etj. Veç Ministria e Kulturës për objektin e ri të filharmonisë ka borxh prej 20 milion euro, të cilën edhe ashtu e hapi VMRO-DPMN-e. Kështu që paralelisht futet nevoja për të holla, për nevojat e çështjes sociale, për penzione, për fondin shëndetësor, etj. Për atë kjo qeveri nuk mundet të krijojë diç që ka marrë para 2-3 muajsh, ajo patjeter e ka të mirëmbajë balansin dhe nivelin financiar në nivel që ka patur. Është shumë me rëndësi që e ka agregatin e disperzimit, me fjalë të tjera siç rrjedhin punët është se a shkojnë në prodhim ose gjëra joproduktive, këtu nuk ka reklamë. Janë ul shpenzimet për harxhime joproduktive, pra janë ulur investime joproduktive, kështu që në një mënyrë krijohet një punë që çdo sistem i politikës, çdo sistem ekonimik ka nevojë. Prandaj, mendoj që Maqedonia vazhdon me një plan ekonomik që e ka filluar qeveria paraprake, deri në pjesën ku nuk zgjidhet ribalanci i buxhetit. Ai ribalanc kërkon mjete që do të korigjojnë statusin social të qytetarëve. Pra, kërkon të holla që do të ndihmojë në rritje të rrogës minimale si dhe ndihmës sociale, e tjera”, tha Ruzhin, për Almakos.
Nëse qeveria e re është më shumë përgjegjëse ndaj qytetarëve të saj, Nano Ruzhin thotë se kjo qeveri ka një strategji tjetër, që është në dobi të banorëve të RM-së.
“Patjetër se është më shumë përgjegjëse, sepse nuk i ka ato transaksione në katër sy, nënshkrimin e marrveshjeve të ndryshme, të cilat janë të një natyre delikate, nuk e ka luksin, por shembull shikoni me vetë politikën e VMRO-së, e cila i ndau deputetët në 10 grupe, ku çdo ditë Kuvendi harxhon të holla të reja. Ashtu që, çdo gjë që e kemi percjellur prej një qeverisje që ka shpenzuar prej të hollave të populit, të cilat ua jepte firmave, në nivel partiak, shtëpive – mediume dhe portaleve, etj, dhe ato në fakt sot janë të mbyllura. Por, vazhdojnë ato që janë për jetë të rrjedhshme, njejtë si pagat. Kur njeriu shikon një familje që është me më shumë anëtarë, përshembull 6 persona, a ka pagë që nuk mjafton për eksistencë. Për atë duhet të marrë borxh. Deri tani nuk mundemi të presim efekt të lartë prej qeverisë së re, veç në raport me kursimin e të hollave. Cikli tregon se nuk do të jetë kaq keq ekonomia, dhe në vazhdim do të kemi më shumë efekte positive”, tha Nano Ruzhin, për Almakos.
Delvina Kërluku
Almakos.com

