Zv/kryeminsitri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ka shprehur optimizëm se Maqedonia kësaj radhe do të ec përpara në rrugën e saj të integrimeve evropiane. Ai beson se reformat që po zbaton Qeveria në këtë drejtim, do të rezultojnë me rekomandim pozitiv dhe të pakushtëzuar. I pyetur në lidhje me raportet me Bullgarinë, Osmani vlerësoi se Bullgaria ka interes që të mbështesë Maqedoninë në këtë drejtim dhe të mos bllokojë rrugën e euro-integrimeve të vendit.
BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Bullgaria do të kryesojë me Bashkimin Evropian nga 1 janari. Mendoj se ka interes Bullgaria që ky rajon të mos bëhet një vrimë e zezë në Evropë, por të jetë lartë në prioritetet e Bashkimit Evropian dhe mendoj se ata si udhëheqës të Bashkimit Evropian për 6 muaj do të fusin axhendën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor shumë lartë në prioritetet e BE-së./// Unë jam optimist që pas kësaj që po bëjmë si reformë në Qeveri, mendoj se edhe Bashkimi Evropian do të reflekton dhe do të jep rekomandim të pakushtëzuar”.
Osmani këtë e deklaroi para takimit që realizoi me ambasadorët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi këtij takimi, siç tha ai, është etablimi i një platformë të takimeve koordinuese joformale të vendeve të këtij rajoni, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve të ministrive për integrim. Ndërsa në të, mes tjerash, u diskutua për axhendën e zgjerimit dhe procesin e integrimit.
BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Konsideroj se ky aktivitet është komplimentar me iniciativat e Ministrisë së Punëve të Jashtme në aspekt të koordinimit të këtyre 6 vendeve, por tani në koordinim të aktiviteteve të ministrive për integrim. Do të jetë një platformë e mirë e rregulltë, mendoj të organizohet në dy muaj, në tre muaj për të këmbyer ide, për të këmbyer informacione, por nëse janë edhe të pjekura të propozojmë edhe iniciativa konkrete, samite rajonale në këtë drejtim”.
Në takim u shkëmbyen përvoja dhe mendime në lidhje me absorbimin dhe shfrytëzimin e mjeteve IPA, si dhe pasojat e mundshme lidhur me IPA fondet me zvogëlimin e buxhetit të Bashkimit Evropian pas mbarimit të procedurës BREGZIT.
Teuta Buçi

