Shumica parlamentare shpreson ta shkarkojë Marko Zvërlevskin këtë javë. Sot kur në Kuvend ka vazhduar avazi i vjetër i VMRO DPMNE-së me fjalime procedurale dhe replika, asnjë deputet nga shumica parlamentare nuk foli por nga foltorja e qendrës për media iu bë apel që të zhbllokojnë punën e Kuvendit në mënyrë që të lejohet rrjedha e proceseve reformuese. Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski i tërhoqi vëmendjen VMRO-së që të mos vazhdojë ta mbrojë kriminalitetin dhe të lejojë shkarkimin e Zvërlevskit.
FROSINA REMENSKI, LSDM
“Shkarkimi i kryeprokurorit Marko Zvrlevski nuk do të zgjasë deri në pafundësi, ne shpresojmë të shkarkohet këtë javë. Qytetarët shpresojnë zhbllokim sa më të shpejtë të këtyre proceseve për zgjidhjen e problemeve të tyre, dhe mos të pengohet drejtësia. Kjo domethënë mos të pengohen proceset që janë në interes të drejtësisë kundrejt statuseve të privilegjuara që gjatë viteve të fundit i kanë pasur disa nga strukturat e opozitës së tanishme”
Por, VMRO DPMNE-ja refuzon të kontestohet figura dhe profesionaliteti i Marko Zvërlevskit. Ata janë të bindur se propozimi për shkarkim është i motivuar politikisht dhe kjo është vetëm nisma e përndjekjes së kundërshtarëve politik. Çdo tentativë për t’ia shkurtuar mandatin 6-vjeçar Zvërlevskit është akt politik, vlerëson Ilija Dimovski.
KRSTO JOVANOVSKI, VMRO DPMNE
“Flisnin për profesionalizëm, e paramenoni, duan të shkarkojnë prokurorin profesionist. Kryeprokuror më profesionist se Marko Zvrlevski unë nuk njoh”
ILIJA DIMOVSKI, VMRO DPMNE
“Edhe prokurori publik zgjidhet me mandat prej gjashtë vitesh e jo me mandat prej katër vitesh. Qëllimi është që mandati i këtyre funksionarëve publik të tejkalojnë ndryshimet e mandatevenë mënyrë që të sigurohet pavarësi në puna, pavarësi nga garnitura aktuale qeveritare.
Biografia e plotë e Marko Zvërlevskit dhe puna e tij e palodhshme pa asnjë njollë të zezë sipas VMRO DPMNE-së, është tregues se ai nuk duhet të shkarkohet por të vazhdojë të luftojë krimin dhe korrupsionin ndërsa LSDM këtë e sheh si aktin e parë të reformave në gjyqësor dhe rrugë drejt ndryshimeve ligjore për rritjen e pagës minimale dhe pagesën e asistencës për personat e falimentuar.
Ferikan Iljazi Arifi

