16 August
Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit iu përgjigj kërkesës së VMRO-DPMNE-së dhe dha mendimin e tij në lidhje me ligjshmërinë e procedurës për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvrlevski. Aktikorrupsionerët njëzëri vendosën se ajo do të ishte në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Sipas interpretimit të tyre, me Neni-n 8 paragrafi 1 i këtij ligji ndalohet emërimi ose shkarkimi i zyrtarëve nëse më parë jenë shpallur zgjedhjet. Në këtë rast bëhet fjalë për zgjedhjet lokale të cilat kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i shpalli më 6 gusht. Opozita menjëherë pas kësaj tha se tashmë ka një arsye ligjore për të ndaluar procedurën për shkarkimin e Zvrlevskit, dhe ajo të vihet në pushim deri pas zgjedhjeve të 15 tetorit. Komisioni për Antikorrupsion shpjegon se vendimi i tyre është në kontekstin e mendimeve të dhëna paraprakisht.
Ashtu si në ciklet e mëparshme zgjedhore, ne kemi vendosur se nuk duhet të ketë as emërime e as shkarkime pas shpalljes së zgjedhjeve. Ky mendim ishte në katër apo pesë cikle zgjedhore, po ky mendim do të mbetet edhe këtë radhë- bëjnë me dije nga Komisioni për Antikorrupsio.
Ky mendim në Kuvend është dërguar dje. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ditëve të kaluara bëri të ditur se çfarëdo që të jetë mendimi i Komisionit për Antikorrupsion, ai nuk do ta ndërpresë seancën për shkarkimin e Zvrlevskit.
“Si kryetar i Kuvendit nuk e kam ndërmend që t’i drejtohem asnjë organi tjetër i cili do të më tregojë se si duhet të punoj, kur atë në mënyrë të qartë e tregon Rregullorja dhe Kushtetuta”, theksoi Xhaferi në njërën nga seancat parlamentare.
Ivan Bllazhevski

