<
Qeveria ka kërkuar nga kreu i Parlamentit Talat Xhaferri që një herë në javë të mbahen takime në të cilat do të diskutohet rreth cështjeve tematike të deputetëve të cilat parashihen të zgjasin një orë. Në letrën zyrtare të kryeministrit Zaev ndaj kryeparlamentarit, thuhet se një gjë e tillë kërkohet të bëhet me qëllim të zbatimit të plotë të Planit qeveritar 3-6-9. Zaev në komunikatën dërguar Xhaferit, kërkon që një gjë e tillë të zbatohet sipas normale ligjore dhe procedurave parlamentare. Gjithashtu në komunikatë thuhet se Qeveria në mënyrë aktive përkushtohet në kyçjen e Kuvendit në reformat e shërbimeve të sigurisë dhe kundërzbulimit,e cila për momentin është në procedurë e sipër.

