Rikthehen sërish në përdorim kartonët e kaltër shëndetësor. Kjo ndodhë për shkak se kartelave elektronike të shtypura në vitin 2011-12 u kaloi afati i përdorimit pesëvjeçar, ndërkohë që kartela të reja nuk janë shtypur. Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor thonë se akoma nuk kanë zgjedhur kompaninë për të shtypur kartelat, andaj si alternativë e përkohshme mbeten kartonët e kaltër. Pavarësisht kësaj, qytetarët thonë se për këto ndryshime janë njoftuar nga barnatoret në momentin e blerjes së ilaçeve.
Ditë më parë isha në barnatore dhe më thanë se i kanë kthyer, unë vlerësoj se nuk duhet, më mir ishte përmes kompjuterit. Kështu do të maltretohemi duke kërkuar kartonët. Unë edhe ashtu nuk kisha kartelë elektronike, ka shumë vite që pres, prej kur filluan ti japin”.
Nuk kam dëgjuar, për herë të parë po dëgjoj. Mendoj se njejtë është..unë punoj në firmë dhe firma mi jep mua”- ankohen qytetarët.
Madje, shumë prej qytetarëve nuk u bëjnë përshtypje këto ndryshime, pasi siç thonë ata, shumë prej ilaçeve i paguajnë privat.
Kemi kartelë elektronike dhe nuk na intereson asgjë, të gjtha i paguajmë me para. Branat i blejmë me para, të gjitha barnat, si ai që ëhstë i evidentuar që paguan sigurimin si ai që nuk paguan, njejtë është”.
Për herë të parë po dëgjoj nga ju, nuk kam informacione. Kishim përvojë prej më herët, e kaluam këtë. Me kartelat elektronike mir ishte, e jepnim librezën dhe na kontrollonin në kompjuter. Do të kthehemi në problemin e vjetër”.
Unë jam pensionist, nuk kam kartona. A sërish i kanë kthy? Nuk kam dëgju, më keq do të bëhet. Kam pas kartelën elektronike por nuk e kam përdor. Më keq për popullin, përse të shkosh deri atje- shprehen disa të tjerë.
Kartelat e para elektronike shëndetësore u hodhën në përdorim në vitin 2011. Ato zëvendësuan vetëm kartonët e kaltër edhe pse ishte paralajmëruar se do të zëvendësojnë edhen librezat shëndetësore. Qeveria e kaluar për projektin për kartelat elektronike kishte siguruar buxhet prej 7.5 milionë euro, por ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov sërish vendosi që kartelat elektronike qytetarët vet ti paguajnë në shumë prej 250 denarë për çdo anëtarë. Kohë më parë ministri i shëndetësisë Arben Taravari paralajmëroi se deri në fund të vitit 2017 do të shpallet tender për zgjedhje të kompanisë që do të shtyp kartela të reja elektronike.
Melihate Rustemi

