Kuvendi i Maqedonisë ka shkarkuar kryeprokurorin Marko Zvërlevski. Për shkarkimin e tij kanë votur 64 deputetë.
Vendimi u mor pak momente më parë, pasi pas një drame njëmujore nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët me replika dhe kundër-replika e pamundësonin një gjë të tillë.
VMRO-DPMNE-ja dje u tërhoq nga debati nga debati për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski. Dje pasdite deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski i dorëzoi mendimin e Komisionit Antikorrupsion kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe theksoi se VMRO-ja nuk do të bëhet pjesë e shkarkimeve të paligjshme pas çka deputetët e kësaj partie braktisën seancën. Me këtë i erdhi fundi debatit për shkarkimin e Zvërlevskit. /SHENJA/

