Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit: Konstatoj se Marko Zvërlevski është i shkarkuar nga funksioni Prokuror publik i Republikës së Maqedonisë.
Pas 12 ditëve debat dhe replika të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kuvendi sot arriti që me 64 vota pro dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, të shkarkojë kryeprokurorin Marko Zvërlevski. Deputetët e VMRO-DPMNE-së mbrëmë morën vendim të tërheqje nga diskutimet maratonike pas mendimit të Komisionit anketues, se nuk mund të emërohen dhe shkarkohen funksionerë pas shpalljes së garave zgjedhore. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, votimi është në kundërshtim me kodin zgjedhor. Por kryeparalamentari Talat Xhaferi dha argumente të kundërta.
Ekziston neni 178 nga Kodi zgjedhor ku parashihet përgjegjësi penale për të gjithë që nuk do ta respektojnë nenin 8a. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe kaolicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ do të bëjnë evidencë të saktë të gjithë rasteve në zhvendosje vertikale dhe horizontale në periudhën pas shpaqlljes së zgjedhjeve, duke përfshirë edhe procedurën për shkarkimin e Marko Zvërlevskit”, deklaroi Dimovski.
Neni 64 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë thotë: Deputetët gëzojnë imunitet, në alinenë 1, alineja dytë thotë: deputeti nuk mund të thirret në përgjegjësi penale ose të paraburgoset për mendim të thënë ose për votim në Kuvend”, tha Xhaferi.
Gjarë votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së e lëshuan sallën. Pas votimit, deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, Deklaroi se me shkarkimin e Marko Zvërlevskit, u hapet rruga reformave në gjyqësor.
Shkarkimi i Marko Zvërlevskit e shënon fillimin e reformave në gjyqësor të cilat do të sjellin drejtësi dhe të drejta për të gjithë. Ky është hap i parë i krijimit të sistemit gjyqësor profesionist dhe të pavarur, përkundër drejtësisë selektive dhe proceset e montuatra gjyqësore që i instalonte udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së”, tha Shilegov.
Shilegov tha se ende nuk dihet kush do të zëvendësojë Marko Zvërlevskin, por se do të angazhohen që zgjedhja e kryeprokurorit të ardhshëm të bëhet përmes proceseve të duhura, që të zgjidhet person i cili i plotëson kriteret. Zgjedhja e kryeprokurorit të ardhshëm do të bëhet pas zgjedhjeve lokale.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Marko Zvërlevski shkon në histori by tvshenjaofficial

