Qeveria ka kompletuar sektorin për marrëdhënie me opinionin në të cilin do të angazhohen 30 persona, që do të udhëhiqet nga këshilltari i kryeministrit për marrëdhënie me opinionin dhe do të ketë edhe një zëdhënës. Por që të dy këta persona kyç janë maqedonas dhe nuk është paraparë që të ketë zëdhënës shqiptar, siç kishte qeveria e kaluar kur përveç zëdhënësit maqedonas ishte angazhuar edhe një zëdhënës shqiptar. Disa shqiptarë janë të angazhuar si pjesë e stafit të sektorit, ndërsa zëdhënës shqiptar nuk do të ketë as në disa ministri kyçe që udhëhiqen nga kuadro të LSDM-së. Nga gjithsej 36 personave të cilët kanë rolin e zëdhënësit në të gjitha ministritë e Qeverisë, vetëm 11 prej tyre janë shqiptarë, edhe atë të shpërndarë nëpër disa ministri. Pjesa më e madhe e tyre janë në ministritë e udhëhequra nga ministra shqiptarë, ndërsa nga ministrat maqedonas vetëm ai i Kulturës ka emëruar një shqiptar për marrëdhënie me opinionin. Por ajo që bie në sy është se në disa ministri që udhëhiqen nga shqiptarët, përveç një shqiptari, për marrëdhënie me opinioni kanë angazhuar edhe një maqedonas, siç janë ministria e Shëndetësisë, ajo e ekonomisë dhe sekretariati për euro integrime, ndërsa ministria e ambientit dhe planifikimit hapësinor që udhëhiqet nga Sadulla Duraku, ka emëruar një maqedonas si person kontakti për marrëdhënie me opinionin. Ndërkaq ministritë të cilat udhëhiqen nga kuadro maqedonas kanë angazhuar vetëm zëdhënës maqedonas. Edhe ueb faqet zyrtare të ministrive kanë ngelur në modelin e deritanishëm, shumica e atyre që udhëhiqen nga ministra maqedonas, janë vetëm në maqedonisht dhe eventualisht në anglisht, por nuk kanë verzione në gjuhën shqipe. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, ka deklaruar për Televizionin SHENJA se prioritet do të jetë sigurimi i qasjes deri te informatat e sakta, ndërsa në të ardhmen u zotua se do të angazhohen që ato të jenë edhe në gjuhën në të cilën funksionojnë mediat, por pa dhënë më shumë hollësi dhe nëse do të ketë edhe zëdhënës shqiptar.
“Ajo që është e rëndësisë së veçantë për këtë Qeveri, është që të gjitha mediet të kenë qasje në informata të besueshme, të sakta dhe precize. Kjo është bazamenti I komunikimit me mediat. Përpos kësaj, dua t’u them se Qeveria do të bëjë gjithçka që është në kuadër të mundësive teknike që të sigurojë kushte në të ardhmen, kuptohet, kur kjo do të jetë e mundur, informatat të jenë në gjuhët në të cilat funksionojnë të gjitha mediet”, ka deklaruar Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Edhe në Qeverinë e kaluar zëdhënësit shqiptar ishin të angazhuar vetëm në ministritë që udhëhiqeshin nga kuadro shqiptar, ndërsa ministrat maqedonas emëronin vetëm zëdhënës maqedonas.
Arben Zeqiri src=”//www.dailymotion.com/embed/video/x5xeuos” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Qeveria dhe shumë ministri pa zëdhënës shqiptar by tvshenjaofficial
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

