Edhe sot tetovarët janë zgjuar nën tymin e deponisë e cila ka vazhduar të digjet edhe pse me intenzitet më të vogël nga dita e djeshme. Zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin, por flakët dhe tymi vëreheshin ende në disa lokacione në brendi të deponisë, ndërsa tymi në përmasa të mëdha vazhdonte të helmojë qytetin veçanërisht në orët e mëngjesit. Nga brigade e zjarrfikësve thanë se mbrëmë kanë punuar gjatë gjithë natës pa ndërprerë dhe janë të përkushtuar që sot të shuajnë përfundimisht edhe vatrat e fundit të zjarrit.
Qytetarët thanë se mbrëmë kanë kaluar një nga netët më të vështira për shkak të ajrit të ndotur nga tymi i zjarrit. Ata kërkojnë përgjegjësi nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, që ka lejuar si ngritjen e deponisë në hyrje të qytetit ashtu edhe djegien e së njëjtës. Një grup qytetarët të organizuar përmes rrjeteve sociale mbajtën edhe një protestë, ndërsa qytetarë të tjerë të anketuar nga televizioni Shenja ngjarjen e djeshme e quajtën fatkeqësi skandaloze duke e krahasuar Tetovën edhe me Afrikën.
Deponia e ngritur në hyrje të qytetit është shfrytëzuar nga ndërmarrja publike komunale Tetovë për grumbullimin e mbeturinave të qytetit. Edhe përkundër premtimeve parazgjedhore, udhëheqësit aktual të Komunës për katër vite nuk arritën të dislokojnë deponinë e cila ndodhet në hyrje të qytetit. Ndryshe dje edhe organizatat ambientaliste si Lëvizja EvoGuerilla thanë se do të kërkojnë edhe përgjegjësi penale nga kryetarja aktuale e Komunës, Teuta Arifi dhe udhëheqësia e pushtetit lokal.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Djegia e deponisë, reagojnë qytetarët… by tvshenjaofficial
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

