Nuk do të ketë ndërtim të banesave për refugjatë dhe as nuk është në plan program një gjë e këtillë, pasi Maqedonia nuk është vend atraktiv për refugjatë. Kështu tha Ministrja e Punës dhe Politikës sociale Milla Carovska, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ministrja Carovska sqaroi se në vitet 2015-2016, në Maqedoni ka pasur 1600 migrant, ndërsa për momentin nuk ka më shumë se 60, në të dyja qendrat tranzituese dhe në qendrën për azil. Sipas saj Këto shifra tregojnë se Maqedonia nuk është vend atraktiv për refugjatët. Ministrja theksoi se prioritet për qeverinë ta janë shtetasit e Maqedonisë, duke filluar nga ndërtimi i banesave sociale, në mënyrë që t’i strehojnë të pastrehët.
“Jo nuk do të ndërtohen banesa për refugjatë. Maqedonia për momentin as nuk ka planifikuar mjete buxhetore për ndërtim të objekteve, në të cilat do të vendosen refugjatët. Së pari do ta kishim rregulluar punën për personat të cilët janë të pastrehë në Maqedoni dhe unë me përkushtim punoj në atë drejtim, për të gjetur mjete ose përmes marrjes së ndonjë kredie të mundëshme për tu ndërtuar banesa sociale , por e gjithë kjo për qytetarët që janë pjesë e territorit të Maqedonisë”, ka thwnw Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës sociale.
Ministrja tha se të gjitha zërat se do të ketë ndërtim të banesave për refugjatë janë shpifje të opozitës, me qëllim të ndjelljes së frikës tek qytetarët.
“Opozita është duke u munduar të bëjë përhapje të frikës sa i përket kësaj strategjie. Strategjia për integrim të refugjatëve dhe të huajve për vitet 2017-2027 është vazhdimësi e strategjisë 2009-2015, me të njejtin qëllim që e pati sjellur VMRO-DPMNE-ja. Është shumë e rëndësishme të dihet se pikërisht VMRO-DPMNE është ajo që e ka sjellur këtë strategji, e tani flet kundër saj. Prandaj nuk ka aspak nevojë për frikë”, ka deklaruar Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës sociale.
Ndërkaq, lidhur me përgjigjen për interpelancën e VMRO-DPMNE-së në Kuvend kundër saj, Carovska tha se ka shumë punë tjera më të rëndësihme që janë në dobi të qytetarëve, se sa të merret me akuzat e opozitës.
Emine Ismaili /SHENJA/
Carovska: Nuk do të ndërtohen banesa për… by tvshenjaofficial
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

