Lista zgjedhore për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor, prej sot janë vënë në shqyrtim publik. Në listën zgjedhore ka 1.816.127 votues, ndërsa në të nuk janë regjistruar edhe 11.346 qytetarë.
Numri më i madh i personave që nuk janë vendosur në listë, 7.017 nuk kanë vendbanim, një pjesë janë fshirë nga sektorët rajonalë për shkak të vdekjes, të pashpërndarë ka 1.418 persona dhe 672 personave i është regjistruar i pavlefshëm vendbanimi, ndërsa si arsye se pse këta persona nuk janë në listë citohen edhe heqjen e aftësisë së biznesit, heqja e shtetësisë ose të fshirë me aksion për fshirje.
Anëtarët e KSHZ-së në seancën e djeshme theksuan se numrat e prezantuara nuk janë në formën përfundimtare të Listës Zgjedhore. Sipas KSHZ-së, sërish do të verifikohen të gjithë personat, sepse numri i votuesve nga MPJ dhe Enti Shtetëror i Statistikës nuk përputhen.
Shqyrtimi i Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale më 15 tetor do të vazhdojë deri më 9 shtator.
Sipas afatit për zgjedhjet lokale, brenda ditës së sotme partitë politike duhet që të parashtrojnë propozime për anëtarët e këshillave zgjedhore dhe zëvendësit e tyre.