Pas shkarkimit të prokurorit shtetëror, Marko Zvrlevski, për deputetët e Kuvendit të Maqedonisë prej 18 gushtit ka filluar pushimi kolektiv vjetor. Për shkak se më 28 gusht është “Festa e Bogorodica”, ndërsa më 1 shtator “Kurban Bajrami”, seanca e radhës e Kuvendit do të jetë më 4 shtator. Më 29 dhe 30 gusht do të punojnë edhe komisionet kuvendore në lidhje me përcaktimin e pikave të rendit të ditës në fillim të shtatorit.
Author: almakos
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka deklaruar sot se “organet përkatëse serbe kanë konstatuar deh kanë dëshmuar se kundër Serbisë është kundërspiunazh dhe se për këtë arsye është tërhequr personeli i ambasadës sonë nga maqedonia. Më herët, portali rus që publikohet në Serbi sputnjik kishet njoftuar se gjoja Qeveria maqedonase ka formuar një propozim për mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe kjo është një ndër arsyet se pse Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka tërhequr personelin diplomatik nga Ambasada në Shkup për konsultime urgjente, transmeton “media serbe. Nga Beogradi është njoftuar se lidhur me këtë…
E përditshmja maqedonase “Nova Makedonija” jep detaje të reja në lidhje më vrasjen e Dilaver Bojku – Lekut në Strugë. Sipas kësaj gazete, që thirret në burime relevante, kjo vrasje nuk ka të bëjë me gjakmarrjen, siç u pretendua në rrjetet sociale dhe në disa media. Vrasësi i Lekut, sipas burimit të gazetës, pasi ka shtënë me armë nga pas, ka bërtitur dhe ka folur në gjuhën serbe fjalët “Tani je i pavlefshëm”, ”Nuk vlen asgjë”. Ky është element kyç për hetim të motivit të vrasjes, e me këtë edhe element i rëndësishëm për të ardhur deri te kryerësi i…
Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet. Kur ekzistojnë çështje sensitive të hapura midis dy fqinjëve tanë, Qeveria e RM-së gjithmonë i ndjek interesat e shtetit të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal, neutralitetit dhe mos përzierjes në kontestet midis vendeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RM-së, pas tërheqjes së konsultimeve urgjente në Beograd të tërë personelit të Ambasadës së Serbisë në Shkup. “Lidhur me votimin e anëtarësimit të Kosovë në UNESKO Qeveria e RM-së do ta ketë parasysh pozicionin e shumicës së vendeve anëtare të BE-së”, citohet në njoftimin…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministrër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç tha sot se shteti i tij do të marrë masa për të mbrojtur interesat në Maqedoni. Kryediplomati serb tha se njëkohësisht të rishqyrtojë kushtet për të vepruar në Maqedoni, pas tensioneve të krijuara së fundi. “Javën e ardhshme, pas takimeve që do të kemi me presidentin Vuçiq, një pjesë e stafit tonë do të kthehet në Shkup. Ambasadori do të kthehet më vonë, kur të përfundojmë të gjitha konsultimet që ne synojmë të zbatojmë këtu në Beograd, ka deklaruar Daçiq. Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kanë…
“Me pikëllim të madh e pranova lajmin e hidhur për ndërimin jetë të ish kryeministrit të Republikës së Kosovë, Bajram Rexhepi, thuhet në letrën e ngushëllimit të kryeparlamentarit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. “Ndarja e hershme nga jeta e mjekut, politikanit, personalitetit të shquar i cili me përkushtimin e tij për demokracinë dhe lirinë la gjurma të pashlyeshme është një humbje e madhe dhe mungesa e tij do të ndjehet. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Rexhepi. Prehu në paqe, i nderuar!”, thotë Xhaferi.
37 kompani qëllimisht janë privilegjuar nga të punësuar në Drejtorinë për të Ardhurat Publike gjatë viteve 2015 dhe 2016. Këtë e bëri të ditur sot drejtoresha e këtij institucioni, Sanja Llukarevska, e cila tha se bëhet fjalë për dy të punësuar në funksione të larta, të cilët vazhdojnë të jenë të angazhuar në DAP. Llukarevska sqaroi se të punësuarit kanë intervenuar duke vendosur ndalesë në sistem për të mos filluar me proceduat e pagesës së borxheve, respektivisht tatimeve që kompanitë i kishin obligim ndaj shtetit. Llukarevska nuk dha detaje se për cilat kompani bëhet fjalë e as për shumën e…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për ngjarjen e mbrëmshme në burgun e Idrizovës. MPB sqaron se mbrëmë rreth orës 22:30, njëra nga të punësuarat në repartin e grave ka njoftuar se në afërsi të burgut gjendeshin dy persona të maskuar, të cilët hidhnin gjësende në dritaret e burgut. Pasi nëpërmjet radiolidhjes ajo ka informuar drejtuesin e burgut, asaj i kanë ardhur në ndihmë gardianë të tjerë të cilët kanë kërkuar që dy personat të ndalojnë, si dhe kanë shtënë nga dy herë në ajër, në shenjë paralajmërimi. Pas kësaj, personat e panjohur menjëherë janë larguar nga vendi…
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kanë prova të mjaftueshme të marra nga agjencisë e intelegjencies për siç ka thënë ai, “shumë veprime fyese kundër autoriteteve dhe institucioneve të Serbisë”. Komentet e kreut të shtetit serb vijnë pas tërheqjes së personelit të Ambasadës së Serbisë nga Maqedonia. Vuçiq para gazetarëve ka thënë se Serbia po e pret vendimin e Shkupit dhe Podgoricës nëse do ta përkrahin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO apo jo. “Ne do të ndërtojmë raporte të mira me Shkupin, por këto raporte duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë. Ne do të shohim nëse shqiptarët do…
Qeveria në Shkup ka shpjeguar qëndrimin rreth pozicionimin rreth anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Theksohet se Republika e Maqedonisë zhvillon raporte miqësore me të gjitha vendet fqinje. “Kur ka çështje të hapura të ndjeshme mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë çdo herë ndjekë interesat e shtetit të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe avancim të bashkëpunimit rajonal, neutralitetit dhe mospërzierje në kontestet mes shteteve. Në raport me votimin për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, Qeveria do të ketë parasysh pozitat e shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Mbrëmë janë vërejtur forca të shtuara të policisë në burgun e ”Idrizovës” dhe gjithashtu janë dëgjuar të shtëna për të qetësuar situatën. Të burgosurat në sektorin e grave në këtë burg kanë pasur plan që të arratisen nga burgu i Idrizovës. Merret vesh se të njejtat kanë pasur edhe ndihmë nga jashtë për të organizuar ikjen sa më mirë. Nga MPB-ja nuk kanë informacione zyrtare ende rreth aksionit të ndalimit dhe planit të grave për ikje nga vuajtja e dënimit.
Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për përfaqësimin e lirive të mediave dhe për mbrojtjen e gazetarëve, e cila ka më shumë se 7.800 anëtarë të shoqatave të gazetarëve të rajonit, e dënoi sulmin mbi gazetarin kosovar Parim Oluri. Platforma, ku është anëtare edhe Shoqata e Gezetarëve të Maqedonisë pret nga autoritetet e Kosovës të veprojnë shpejt, t’i identifikojnë tre sulmuesit dhe t’i dënojnë në mënyrë përkatëse. Njëkohësisht u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të cilat janë të fokusuara në lirinë e shtypit dhe të drejtave të gazetarëve ta kërkojnë të njëjtën. “Përmes sistemit të vet të monitorimit, do ta ndjekim zhvillimin…

