Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka deklaruar sot se “organet përkatëse serbe kanë konstatuar deh kanë dëshmuar se kundër Serbisë është kundërspiunazh dhe se për këtë arsye është tërhequr personeli i ambasadës sonë nga maqedonia.
Më herët, portali rus që publikohet në Serbi sputnjik kishet njoftuar se gjoja Qeveria maqedonase ka formuar një propozim për mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe kjo është një ndër arsyet se pse Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka tërhequr personelin diplomatik nga Ambasada në Shkup për konsultime urgjente, transmeton “media serbe.
Nga Beogradi është njoftuar se lidhur me këtë do të jepet së shpejt një kumtesë e përbashkët Presidencë – Qeveri.

