E përditshmja maqedonase “Nova Makedonija” jep detaje të reja në lidhje më vrasjen e Dilaver Bojku – Lekut në Strugë. Sipas kësaj gazete, që thirret në burime relevante, kjo vrasje nuk ka të bëjë me gjakmarrjen, siç u pretendua në rrjetet sociale dhe në disa media.
Vrasësi i Lekut, sipas burimit të gazetës, pasi ka shtënë me armë nga pas, ka bërtitur dhe ka folur në gjuhën serbe fjalët “Tani je i pavlefshëm”, ”Nuk vlen asgjë”.
Ky është element kyç për hetim të motivit të vrasjes, e me këtë edhe element i rëndësishëm për të ardhur deri te kryerësi i veprës”- shkruan “Nova Makedonija”.

