Maqedonia ka vënë në zbatim paralajmërimet e kryeministrit Zoran Zaev për të qenë e përmbajtur gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në organizma ndërkombëtarë, raporton Televizioni SHENJA. Në rastin më të ri edhe Rusia dhe Kina kanë ndërruar qëndrimin e deritanishëm dhe kanë mbështetur Kosovën, ndërsa Maqedonia ka qenë vendi i vetëm që ka votuar përmbajtur. Në Asamblenë e 35 të Përgjithshme të Federatës ndërkombëtare të sporteve universitare (FISU) ku kanë votuat 62 shtete, me dy vota kundër dhe një të përmbajtur është pranuar edhe Kosova, gjeqësisht Federa kosovare e sporteve universitare.
Delegacioni serb ka konfirmuar për mediat në Sërbi se Maqedonia ka qenë e përmbajtur gjatë votimit. Ndërkaq sipas të njëjtës media, Rusia dhe Kina kanë qenë pro anëtarësimit të Kosovës, madje edhe vetë presidenti i FISU Oleg Maticin, i cili është rus ka mbështetur dhe inicuar anëtarësimin e Kosovës. “Sipas delegacionit tonë, kundër kane qëne spanjollët, ndërsa maqedonasit kanë qenë të përmbajtur. Shokuese ka qenë fakti që Rusia dhe Kina kanë votuar për pranimin e Kosovës. Delegacioni jonë në krye me Sinisha Jasniçen, kryetar i Lidhjes së sporteve univerzitare të Sërbisë, ka qenë e befasuar, pasi presidenti i FISU, Oleg Maticin, përndryhe rus, ka nxjerrë argumente për pranim dhe kështu ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e vendimit”, shkruan “Dnevni zhurnal”, transmeton SHENJA.
Lajmin për anëtarësimin e Kosovës në FISU e kanë konfirmuar edhe në faqen zyrtare të federatës. Federata ndërkombëtare e sporteve universitare është themeluar në vitin 1949 dhe ka 176 shtete anëtare, gjeqësisht Federata shtetërore të sporteve universitare. FISU organizon Universiadën verore dhe dimërore, si dhe Kampionatin botëror universitar. Sportistë nga univestitetet e secilit shtet marin pjesë në diciplina të ndryshme sportive në garat botërore që organizohen në kuadër të universiadave dhe kampionatit botëror.
Përndryshe, disa ditë para marjes së postit të kryeministrit, Zoran Zaev paralajmëroi se Maqedonia do të mbajë qëndrin neutral gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO. /SHENJA/

