Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ende nuk ka informacion zyrtar nga Beogradi për arsyet pse diplomatët dhe stafi i Ambasadës së Serbisë në Shkup janë tërhequr.
MPJ-ka njoftuar se po krijojnë komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për të përcaktuar arsyet për këtë hap.
Gjatë ditës, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç pritet të japë shpjegime zyrtare. Ambasadorja serbe në Shkup, Dushanka Divjak – Tomiç mbrëmë konfirmoi në mediat serbe se të gjithë stafi i ambasadës u tërhoq në Beograd, por tha se nuk mund të komentonte për arsyen.