21 August
Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në rrugën magjistrale Shtip-Radovish në dalje të fshatit Lakavicë.
Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, informoi se automobili tip “FVolskvagen Sharan” rreth orës 6 e 40 minuta të mëngjesit të sotëm ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Sipas informacioneve paraprake nga ekspertiza, në vendin e ngjarjes humbën jetën dy pasagjerët që ndodheshin në pjesën e pasme të autoveturës, ndërsa shoferi dhe një pasagjer tjetër janë plagosur rëndë dhe janë shtruar në spitalin klinik të Shtipit.
Organet hetuese po bëjnë ekspertizën e plotë për të kuptuar arsyet e këtij aksidenti tragjik.

