– Dhjetë artistë figurativë akademik nga Maqedonia dhe jashtë do të marrin pjesë në Koloninë Ndërkombëtare të Artit “Shkup 2017”, e cila fillon sot në Muzeun e Qytetit të Shkupit. Kolonia organizohet për të 12 herë me radhë në organizim të Muzeut të Qytetit të Shkupit, me mbështetje financiare nga Qyteti i Shkupit. Në punën e Kolonisë të artit figurativ, që do të zgjasë deri më 31 gusht, do të marrin pjesë 10 artistë figurativë akademik, pjesëtarë të gjeneratave të ndryshme dhe përcaktimeve krijuese, të cilët jetojnë dhe krijojnë në mjedise të ndryshme. Nga Maqedonia në koloninë dhjetëditore do të jenë Mirosllava Mikica Trujkanoviq, Hristina Zafirovska, Marija Markovska, Burim Ukiq dhe Çasllav Markoviq, Pjesë e kolonisë do të jenë edhe pesë autorë nga jashtë. Ata janë Liza Volfel nga Gjermania, Hilal Balçi nga Turqia, Kamal Abuhalav nga Jordania, Nirosllav Zhivkoviq nga Serbia dhe Adel Mustafa nga Egjipti. Qyteti i Shkupit në vitin 2016 e themeloi Koloninë e Artit Figurativ Ndërkombëtar, në suaza të politikës së vet për zgjerimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar.

