21 August
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar një jave më parë, sot ka filluar pastrimi i deponisë së Tetovës”, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës.
Nga atje njoftojnë se me kërkesë të Komunës së Tetovës dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, janë akorduar 200 000 euro për pastrimin përfundimtar të deponisë së egër.
“Kompania e cila ka marrë tenderin për pastrimin e deponisë “Golec Trans”, sot ka koncentruar të gjitha makineritë e rëndë në terren, ndërsa Kryetarja e Komunës Teuta Arifi po inspekton nga afër punimet”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me këtë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se pastrimi i deponisë është rezultat i angazhimit permanent.
“Pastrimi i deponisë është në kordinim të plotë me planin për realizimin e punimeve të Komunës së Tetovës, i cili është një rezultat i një angazhimi permanent i Organeve Komunale për të gjetur zgjidhje afatgjate me menaxhimin e mbeturinave”, tha Arifi.

