Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, muajin e kaluar morën pjesë në Manifestimin “Ditët kulturore dhe sportive të studentëve””, që u mbajt në Sarajevë. Ky manifestim, siç njofton zyra për informim e UT-së, u organizua nga Qendra për zhvillim dhe afirmim të kulturës dhe edukimit “Litteratus” dhe Universiteti i Sarajevës. Në kuadër të këtij manifestimi u organizuan edhe gara të ndryshme sportive në futboll, basketboll, volejboll plazhi dhe shah, në të cilat garuan edhe studentët e Universitetit të Tetovës. Në këto gara, pjesëmarrës kanë qenë mbi 50 universitete, ndërsa në futboll dhe basketboll ekipet e Universitetit të Tetovës e fituan vendin e dytë. Drejtuesit e Fakultetit të Kulturës Fizike të UT-së, e vlerësojnë lartë përfshirjen e fakultetit të tyre në ngjarje të këtij niveli akademik, ku tubohen studentë dhe profesorë nga universitete prestigjioze nga rajoni dhe më gjerë. Ata thonë se Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Kulturës Fizike përpos realizimit me sukses të procesit mësimor – shkencor, është mjaft i angazhuar dhe jep kontribut të çmuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e veprimtarive të ndryshme sportive. Gjatë qëndrimit të tyre në Sarajevë, studentët janë udhëhequr nga Prof. Dr. Fadil Nika, Doc. Dr. Kastriot Shaqiri dhe Doc. Dr. Agim Rexhepi.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

