Të lënduarit në aksidentin e djeshëm në Veles, të cilët janë pranuar në Qendrën klinike janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Për fat të keq një grua dje me lëndime të rënda në pjesën e gjoksit e ka humbur jetën. Si Ministri e Shëndetësisë i shprehim ngushëllime familjes. Në Qendrën klinike janë hospitalizuar 17 persona të lënduar. Së bashku me gruan e ndjerë gjithsej 28 persona janë lënduar në aksident. Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili sot i vizitoi personat e hospitalizuar në Klinikën universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv dhe Qendrën emergjente (TOARILUC). Një fëmijë nëntëvjeçar, potencoi Taravari është më seriozisht i lënduar në dorën e majtë dhe është në KARIL. Sqaroi se në KARIL gjithsej janë tetë pacientë, disa pacientë janë mbajtur në Ortopedi dhe në Kirurgjinë për fëmijë. Drejtori i TOARILUC, Ilir Hasani tha se janë të gatshëm për situata të tilla kur ka të lënduar. Potencoi se shoferi i autobusit gjendet në Kirurgjinë torokale me këndime në pjesën e gjoksit.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

