Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe Qeveria po koordinohen se cili institucion do të japë deklaratë lidhur me tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë nga Maqedonia si dhe me deklaratat e udhëheqësve të Serbisë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme thanë shkurt për Televizionin Shenja, se po koordinohen me Qeverinë, dhe në momentin që do të vendoset se në çfarë mënyre do të dilet me qëndrim zyrtar, do t’i informojnë në kohë mediat.
Ndërkohë, mbrëmë Ministria e Punëve të Jashtme kishte pranuar një notë porteste nga ambasada e Serbisë në Shkup, në të cilën ishte njoftuar se personeli i ambasadës është ftuar për konsultime në Beograd.
“MPJ e Maqedonisë nuk është e njoftuar me arsyet e këtij vendimi dhe në këtë drejtim po vendos komunikim me MPJ-në e Serbisë në drejtim të vërtetimit të arsyeve për këtë veprim. Sipas dispozitave përkatës të Konventës së Venedikut për Marrëdhënie Diplomatike, institucionet përkatëse të Maqedonisë po ndërmarrin masa për mbrojtje të sigurisë dhe integritetit të ambasadës së Serbisë në Shkup”, thuhej në komunikatë. /SHENJA/

