21 August
Dhjetëra banor të qytetit të Tetovës kanë protestuar sot tek deponia në hyrje të qytetit, duke kërkuar nga komuna dhe Qeveria zgjidhje sa më shpejtë me deponinë. Deponia sipas tyre është shndërruar në një vrasës të ngadalshëm të tetovarëve. Ata madje në duar mbanin parulla të ndryshme si, “M`le të marr frymë, Mbrohu ose helmohu”, e të tjera. Ndërkohë që dënojnë ashpër çdo tentim që kësaj siç shprehen tragjedia të tetovarëve ti jepet kahje politike.
19 gushti i vitit 2017 do të jetë dita kur procesi i vrasjes së ngadalshme të qytetarëve të Tetovës arriti kulmin, dita kur u rrezikuan jetët e fëmijëve tanë, brezave të ardhshëm të këtij vendi. Do ishte e shëmtuar dhe kriminale nëse janë të vërteta dyshimet se kjo deponi u dogj, për tu përdorur si arenë politike dhe për qëllime parazgjedhore, sepse shkaku është vet deponia e cila ka qenë këtu për vite me radhë si pasojë e neglizhencës dhe mos interesimit të autoriteteve për ta larguar atë- deklaroi Arianit Xhaferi Eco Guerilla.
Protestuesit e sotëm, kanë shprehur edhe një herë revoltën e tyre nga siç shprehen ata, bombës kancerogjene në mes të qytetit.
“Çdo koment është i tepërt, në hyrje të qytetit ajri i ndotur dhe jo protestues dhe jo njerëz se di, ndoshta s`meritojmë më mirë”.
“Deponia nuk e ka vendin në hyrje të Tetovës”.
“Tendenca dhe presioni jonë është që zgjidhja të jetë afatgjate për krijimin e një qendre rajonale të riciklimit- than; disa protestues.
Protesta që filloi tek deponia e qytetit, ka përfunduar para dyerve të Komunës së Tetovës, ku në mënyrë të qetë, kanë ngjitur njoftime në xhamat e komunës, me të cilat rikujtonin organet kompetente në nenin 218 të ligjit për mbrojtje kundër ndotjes.
Në ndërkohë sot ka filluar pastrimi i tërësishëm i deponisë së egër në hyrje të Tetovës.
Sot siç edhe ishte e planifikuar filloi pastrimi dhe mbledhja e hedhurinave. Si kemi lajmëruar kjo është pjesë e planit tonë afatgjatë. Për këtë projekt Qeveria nga rebalanci i buxhetit ka ndarë 12 milion denarë- tha Teuta Arifi. kryetare e komunës së Tetovës
Ndërkohë nesër në mbledhjen e qeverisë Ministri pa resor Samka Ibraimovski do të raportoj për gjendjen me deponinë e Tetovës.
Bashkim Sulejmani

