Ministri Zoran Shapuriq qëndroi në Strumicë ku realizoi takim me u. d. kryetarin e Strumicës Kostadin Kostadinov dhe vizitoi shumë kapacitete prodhuese në atë rajon. Siç kumtoi sot Kabineti i ministrit, në takim Shupuriq dhe Kostadinov kanë biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në projekte të ndryshme, të cilat do të kahëzohen ndaj zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë në komunën e Strumicës, ndërsa në funksion të përmirësimit të klimës investuese për kompanitë e Strumicës. Gjatë vizitës së kompanive prodhuese, Shapuriq është njoftuar me punën e tyre, si dhe me problemet me të cilat po përballen gjatë kryerjes së veprimtarisë. Ekipi menaxherial i kompanive është njoftuar me masat që i ndërmerr Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, për stimulimin e investimeve nga ana e kompanive vendore, veçanërisht për kompanitë e orientuara në eksport dhe me përcaktim që paratë e Buxhetit të kthehen në ekonomi, që tashmë po ndjehet me kthim shumë të shpejtë të TVSH-së.
(mia.mk)

