“International Transparency Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike shprehin pakënaqësi të thellë për shkak injorimit të rekomandimeve nga Entit Shtetëror për Revizion që kanë të bëjnë me praktikën e deputetëve që për vete marrin kompensim financiar për shfrytëzimin e veturave private me qëllime zyrtare që nuk korrespondon me çmimet e tyre reale.
Për shkak saj e ftojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të bëjnë ndryshime në ligjin e deputetëve dhe aktet nënligjore në përputhje me rekomandimet e raporteve të Entit Shtetëror për Revizion”, thuhet në komunikatë.
Për këtë temë, Televizioni SHENJA ka transmetuar disa kronika, në të cilat është theksuar se Enti Shtetëror për Revizion në raportet e revizionit financiar ekzekutiv prej vitit 2008, 2010 dhe 2016 ka rekomanduar që të kontrollohet lartësia e kompensimit në drejtim të uljes duke pasur parasysh se ato të dhëna janë joreale dhe përfshijnë një pjesë të rëndësishme nga të dhënat e përgjithshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Edhe përkundër saj, Kuvendi akoma nuk ka vepruar pas rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion dhe më tej deputetëve u paguhen kompensime të larta joreale për harxhime rrugore me të cilat e ngarkojnë buxhetin.
International Transparency-Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike e ftojnë Kuvendin e Maqedonisë të miratojë Kodin e Etikës së Deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

