Pas ndërrimit të pushtetit është kërkuar nga Enti shtetëror për revizion të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm të punës në nëntë institucione shtetërore, me çrast të hetohet puna e paraardhësve, veçmas në Ministrinë e Kulturës, ministrinë e mbrojtjes dhe arsimit. Por, vite më parë nga subjektet që kërkojnë revizion të jashtëzakonshëm nuk ka patur kontroll sistematik. Një pjesë e këtyre subjekteve revizorët i kanë kontrolluar në dy vitet e fundit, por ka edhe nga ato që për herë të fundit janë kontrolluar para pesë ose gjashtë viteve. Shmangia e kontrollit mund të arsyetohet si mungesë e resurseve, për t’ju përgjigjur kërkesave për observim dhe ndërmarrja e masave eventuale. Në një prononcim, për Almakos, analisti Shpëtim Pollozhani dhe profesoresha Universitare Besa Kadriu ndajnë mendiimin se duhet të përfundojë ambicia e pushtetit për diskreditim të ish funksionarëve, ku edhe janë optimist se do të shpalosen disa probleme, por me kalimin e kohës do të zbehet nevoja për kontroll.
“Është një praktikë e instaluar vite me rradhë që pushtetarët e rinj gjithnjë i kërcënojnë pushtetarët e vjetër me revizion. Në fillim fillojnë të dalin në shesh manipulime dhe keqperdorime të ish pushtetarëve. Poashtu, intenziteti është si ai i një shtrëngate që në fillim të mbarojë si një puhi flladitëse. Tani afrohen njëqind ditët e Qeverisë së re dhe “ zbulimet” për keqpërdorime të ish pushtetarëve do të jenë të mëdha. Me kalimin e kohës pushtetarët e rinj do të llogarisin në elementin harresë. E gjitha sa u tha më lartë vëtretohet me faktin se pasi të fillojnë pazaret për transferim të pushtetit zbehet edhe puna e revizionit. Është evident fakti se asnjë keqperdorim, i zbuluar nga revizioni nuk ka përfunduar me dënim dhe burgosje. Kjo praktikë është e instaluar që nga pushteti lokal deri në Qeveri dhe në Parlament. Jemi dëshmitarë të revizioneve të famshëm të disa kryetarëve të rinj të komunave, të cilët më vonë heshteshin dhe bëheshin pjesë e pazarit. As ky revizion që aq shumë fryhet për opinionin, besoj se nuk do të perfundojë me epilogun e duhur”, tha Pollozhani, për Almakos.
Profesoresha Besa Kadriu mendon se duhet të largohet presioni politik ,dhe se heqja dorë e politikës nënkupton vlerë të duhur, përgjegjësi institucionale të organeve të pavarura. Ajo shton se personeli në bordin drejtues edhe pse emërohet nga struktrat politike, duhet të vetëdijesohemi se institutucionet duhet të jenë në interes të gjithë qytetarëve.
“Në rradhë të parë duhet potencuar një fakt i rëndësishëm që është pjesë e pandashme e punës së organeve të administimit publik, respektivisht veprimtarisës së organeve të administratës, e cila në veprimtarinë e saj, gjatë një procesi, të paktën në pikëpamje parimore, çdo organ i administratatës ka revizionin e brendshëm dhe atë të jashtëm, të cilin e kryejnë organet kompetente, në periudha të caktuara kohore dhe në kuadër të punës dhe strategjive të hartimit paraprak, të cilin e bëjnë autoritetet e thirrura për këtë kompetencë.
Në nivel republikan, për këtë veprimtari është i thirrur Enti shtetëror për revizion në praktikën e Maqedonisë.
Nuk ka dyshim fakti që tani me ndryshimin e udhëheqësive dhe pushteteve, sigurisht që ka më shumë interesim që këto forma të kontrollit të realizohen dhe presionet tani janë dukshëm më të mëdha, për hirë të verifikimit të gjendjes reale dhe nxjerrjes në sipërfaqe të keqpërdorimeve eventuale që mund të jenë bërë.
Çdo autoritet apo institucion me relevancë publike, që harxhon apo shfrytëzon mjete ose para nga buxheti i shtetit ka përgjejgësinë që të jetë më transparent, qoftë ajo Ministri, pjesë e drejtorive në kuadër të ministrive apo edhe autoritete të tjera që kanë kompetenca të shërbejnë qytetarët apo interesin publik të raportojnë për punën e bërë qoftë përmes mekanizmave të një strukture të brendshme që vetë organi e posedon, qoftë edhe përmes autoriteteve kompetenve të cilat janë autoritet i jashtëm i pavarur që është i thirur për të bërë format e kontrollit, detyrime këto të cilat janë të parapërcaktuara edhe me definimin e kompetencave nga Ligji mbi organizimin e punës së organeve të administratës; Por, jashta këtyre përcaktimeve parimore dhe ligjore, çdo gjë nëse bëhet nën presionin politik i humbet vlera dhe autorizimi që mund ta ketë me kompetencë çdo institucion dhe organ i pavarur i administratës, sepse nuk duhet të harojmë, pavarësisht që një garniturë politike mund të gëzojë shumicën në udhëheqësinë e dikastereve më të larta, prap një gjë nuk duhet haruar, institucionet publike, ngelen sërish në funksion dhe mbrojtjen e intresit të gjithmbarshëm të qytetarëve dhe si të tilla ata kanë përgjejgësinë më të madhe për mënyrën se si i shpenzojnë mjetet dhe ndaj cilave shërbime janë të koncentruar të ua dedikojnë vendimet të cilave ju duhen buxhet apo mjete sërish nga arka e shtetit për ti shfrytëzuar”, tha profesoresha Kadriu, pwr Almakos.
Ajo shtoi se gjithçka që duhet pasur në konsideratë dhe për të vlerësuar si strategji pozitive është që çdo institucion që i shërben interesit të gjithëmbarshëm publik, dominimi i tepërt apo i theksuar i pushtetit apo politikës ditore do të ishte i dëmshëm për atë.
Kadriu mendon se duhet një herë e përgjithmonë, të ju jepen hapsirë formave profesionale vendimmarëse tek të cilat vijnë në shprehje këto elemente:
Shyftytëzim të drejtë dhe racional të mjeteve të buxhetit shtetëror, transparencë, korrektësi, dhe përfshirje të drejtë dhe adekuate në situata të marrjes së vendimeve duke e konsideruar karakterin multietnik të shtetit, i cili do të mbronte barabartë dhe drejtë në këtë përfshirje çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë së tij etnike që ka.
Nëse një formë e këtillë do të ishte prezente në praktikën e Maqedonisë, nuk ka dyshim që do të kishim institucione më pak nën ndikimin politik, më efektive dhe më funksionale të orientuara kah aspiratat që kërkohen edhe në agjendat e funksionimit të administrimit publik që përpojnë me planifikimin e domenit të këtyre çështjeve të parapara nga Bashkësia Evropiane”, tha Besa Kadriu, ligjëruese, në UEJL- Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkenca Politike.
Delvina Kërluku
Almakos.com

