Author: almakos

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Medial sot patën takim pune me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska. Në takim, siç kumtoi SHGM, është biseduar për mundësinë që gazetarët e falimentuar nga radiot e mbyllura lokale të përfshihen me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim material të të falimentuarve. Kryetari i SHGM, Naser Selmani dhe kryetarja e SPGPM, Tamara Çausidis e kanë njoftuar ministren Carovska me problemin e pazgjidhur me gazetarët nga radiodifuzerët lokal. Selmani dhe Çausidis kanë kërkuar nga Carovska seriozisht të shqyrtohet mundësia që këto…

Lexo më Shumë

Assesi të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë. Seksioni rrugor të cilin qeveria e VMRO-DPMNE dhe BDI-së e premtonte që nga viti 2011, gjendet edhe në listën e rrugëve me prioritet në programin e qeverisë së re, por si duket për projektin me tre korsi në të dy drejtimet duhet të presim edhe gjatë kohë. Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski thotë që edhe këtu ekzistojnë mangësi në dokumentacionin e projektit. Fakt është që do të jetë morale të bëhet riprojektimi i projektit sepse ka probleme të qarta të ndërlidhura me tunelet, që janë të parapara në atë…

Lexo më Shumë

Përfshirja e agjentit serb në ngjarjet e 27 prillit, sipas presidentit serb Aleksandër Vuçiç është bërë me bekimin e kreut shtetëror të Maqedonisë. Këtë e shpalosi mbrëmë presidenti serb në një intervistë për radio televizionin e Serbisë. Por sipas ish Ministrit të Punëve të brendshme Pavle Trajanov e rëndësishme është që të dihet se kush i ka dhënë leje agjentit serb të marrë pjesë në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Ai njeri, ai zotri Zhivaleviq nuk ka shkuar atje kokë në vete, nuk më ka pyetur as mua e as kënd tjetër në vendin tonë edhe pse para neve…

Lexo më Shumë

– Në një aksion të koordinuar dhe të përbashkët në repartin për polici kriminalistike është ndaluar një kanal ndërkombëtar për transport të substancave narkotike, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2,5 kilogramë marihuanë. Në aksionin, të zbatuar dje rreth 0rës 10:45 pas informacioneve të marra paraprakisht se do të kryhet transport ndërkombëtar të marihuanës nga Republika e Maqedonisë për në Republikën e Turqisë, kanë marrë pjesë Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materi të rrezikshme pranë SPB Shkup dhe inspektorëve doganor nga Reparti për punë operative nga Drejtoria Doganore. Drogën S.I. gjatë gushtit të këtij viti…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka dhënë informacione në lidhje me vdekjen e tri foshnjave të porsalindura në Klinikën për Gjinekologji në Shkup. Sipas informacioneve të Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri, pacientja I.M është hospitalizuar më 21 gusht në Klinikë me dhimbje barku. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të njëjtën ditë ajo ka lindur trinjake në javën e 27 me prerje cezariane. “Foshnjat e lindura janë pranuar nga pediatri dhe akushere në sallën e operacionit. Me familjen është biseduar disa herë, me qëllim që t’u sqarohet gjendja e foshnjave, tretmanin dhe mundësinë për mbijetesë, ndërsa në ditën e…

Lexo më Shumë

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës (SASHK) kundërshton ashpër vendimin e qeverisë për punë në 2 turne nëpër çerdhe. Kreu i kësaj sindikate Jakim Nedellkov këtë e vlerëson si vendim të përshpejtuar jo i analizuar mirë dhe shërben si eksperiment në kurriz të fëmijëve. Sipas tij çerdhet nuk kanë kapacitet të përmbushin si duhet punën e tyre në një turn e lere më në dy turne. Duke filluar nga orari i punës,që në komunikatë thotë,që do të jetë nga ora 7:00 e mëngjesit e deri 21:30 në mbrëmje , ndarjen e grupeve të fëmijëve,vizita e fëmijëve, a do të jetë ne…

Lexo më Shumë

Komisioni për antikorrupsion në mbrojtje të prokurorit tanimë të shkarkuar Marko Zvërlevski. Nga ky komision qëndrojnë bindur se mendimi i tyre rreth shkarkimit të kryeprokurorit nuk është ndërtuar tani nga kjo përbërje e këtij komisioni, por kjo ekziston më shumë se 5 cikle zgjedhore. Atë që e dha komisioni si qëndrim, nuk është krijuar tani si qëndrim , ky qëndrim është krijuar para pesë cikleve zgjedhore po edhe nga koha e kolegëve që kanë qen këtu para nesh dhe ne vetëm e vazhduam atë që komisioni e kishte ndërtuar si qëndrim- deklaroi Igor  Tanturovski –kryetar antikorrupsionit. Komisioni për anti korrupsion…

Lexo më Shumë

“Maqedonia është shtet që nuk ka bombarduar ose nuk ka marrë pjesë në bombardimin e Sirisë dhe për atë nuk ka obligim që t’i pranojë refugjatët. Kush i ka bombarduar, ai le t’i merr te shteti i tij, ndërkaq në këtë rast janë SHBA-ja  dhe Rusia”, shkruan në “Facebook”, kryetari aktual i Komunës së Karposhit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Stevço Jakimovski, në lidhje me ndërtimin eventual të kampeve për refugjatët. “Nuk mundemi të pajtohemi që të na sjellin refugjatë në Komunën e Karposhit dhe t’u japin banesa, ata që thonë se komuna është e ndotur, mbipopulluar dhe mbiurbanizuar. Maqedonia duhet…

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryetare të Komunës së Tetovës nga radhët Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi në zgjedhjet lokale të vitit 2013, në Platformën e saj zgjedhore “Bashkë ndërtojmë” ( Faqe 101) premtoi ndërtimin e një shkolle fillore në Reçicë. Deri tani (23.08.2017) ky premtim është i parealizuar, shkruan “Vërtetëmatësi“. Premtimi për ndërtimin e kësaj shkolle u dha disa herë, në realitet punët ndërtimore asnjëherë nuk filluan. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi me 19.10.2014, siç informuan mediumet, kishte theksuar se fajtor për mos nisjen e punimeve është donatori kinez: Pala kineze na ka informuar se i duhet edhe pak kohë për ta shqyrtuar projektin dhe shpresojmë…

Lexo më Shumë

Një fëmijë dhjetëvjeçar nga fshati Batincë, rrethina e Shkupit, është lënduar rëndë pasi një kamion e ka përplasur dhe tani gjendet në gjendje kritike për jetën. Aksidenti, siç theksohet në buletinin e policisë, ka ndodhur dje rreth orës 16:10 minuta në fshatin Batincë, ku automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga S.J. (29) nga fshati Cvetovë, Shkup, ka goditur fëmijën 10 vjeçar i cili ka marrë plagë të rënda trupore. Fëmija është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe është në rrezik për jetën. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot kanë zhvilluar bisedë telefonike për situatën e re të krijuar në mes Maqedonisë dhe Serbisë. Zaev dhe Vuçiq, siç thuhet në kumtesën e përbashkët, janë pajtuar që Maqedonia dhe Serbia çdo mospajtim në marrëdhëniet e përbashkëta ta zgjidhin nëpërmjet dialogut. “Pa dallim dallimeve politike lidhur me disa çështje politike rajonale, Maqedonia dhe Serbia së bashku do të luftojnë jo vetëm për mirëmbajtjen, por edhe avancimin e marrëdhënieve miqësore mes popullit maqedonas dhe serb dhe qytetarëve të dy vendeve”, qëndron në komunikatën e përbashkët, transmeton SHENJA. Zaev dhe Vuçiq…

Lexo më Shumë

Një fëmijë dhjetëvjeçar nga fshati Batincë rrethina e Shkupit është lënduar rëndë pasi një kamion e ka shkelur dhe tani po lufton për jetë. Aksidenti, siç theksohet në buletinin e policisë, ka ndodhur dje rreth orës 16:10 minuta në fshatin Batincë, ku automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga S.J. (29) nga fshati i Shkupit Cvetovë, e ka goditur fëmijën 10 vjeçar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore. Fëmija është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe është në rrezik për jetë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi…

Lexo më Shumë