Komisioni për antikorrupsion në mbrojtje të prokurorit tanimë të shkarkuar Marko Zvërlevski. Nga ky komision qëndrojnë bindur se mendimi i tyre rreth shkarkimit të kryeprokurorit nuk është ndërtuar tani nga kjo përbërje e këtij komisioni, por kjo ekziston më shumë se 5 cikle zgjedhore.
Atë që e dha komisioni si qëndrim, nuk është krijuar tani si qëndrim , ky qëndrim është krijuar para pesë cikleve zgjedhore po edhe nga koha e kolegëve që kanë qen këtu para nesh dhe ne vetëm e vazhduam atë që komisioni e kishte ndërtuar si qëndrim- deklaroi Igor Tanturovski –kryetar antikorrupsionit.
Komisioni për anti korrupsion gjatë seancën së sotme ka shqyrtuar edhe vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjensionit për Planifikim Hapësinor në Shkup, Lupçe Gjorgjieski, i cili është shkarkuar në ditën e nënshkrimit të zgjedhjeve lokale. Anëtarja e e këtij komisioni Zhaklina Donçevska tha se tanimë ish drejtori i Agjencionit është shkarkuar në mënyrë joligjore dhe në kundërshtim me kodin penal.
Me datë 17.08.2017 nga ana e qytetarit Lupço Gjorgjievski nga Shkupi është sjell një ankesë më të cilën thuhet se vendimi për shkarkimin nga posti I drejtorit të Agjensionit për Planifikimi Hapësinor të sjell me datë 06.08 të vitit 2017 nga bordi I Agjensionit gjegjësisht më datë kur janë nënshkruan edhe zgjedhjet lokale është e jashtëligjshme ose në kundërshtim me kodin penal dhe rregulloren e KSHZ-së- deklaroi Zhakilina Donçevska – antare e komisionit për antikorrupsio.
Megjithatë Komisioni për Anti Korrupsion me shumicë votash vendosi që të ndërtoj mendim rreth shkarkimit të Gjorgjievskit, pasi për këtë lëndë Agjensioni për Planifikim Hapësinor të dërgojnë dokumentacionet e nevojshëm që kanë të bëjnë me shkarkimin e tanimë ish drejtorit Gjorgjievski. .
Senat Zylbehari

