Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Medial sot patën takim pune me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska. Në takim, siç kumtoi SHGM, është biseduar për mundësinë që gazetarët e falimentuar nga radiot e mbyllura lokale të përfshihen me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim material të të falimentuarve. Kryetari i SHGM, Naser Selmani dhe kryetarja e SPGPM, Tamara Çausidis e kanë njoftuar ministren Carovska me problemin e pazgjidhur me gazetarët nga radiodifuzerët lokal. Selmani dhe Çausidis kanë kërkuar nga Carovska seriozisht të shqyrtohet mundësia që këto kolegë të sigurohen materialisht dhe me atë të korrigjohet një padrejtësi e madhe. Përfaqësuesi i gazetarëve me status punëtor i falimentuar, Lupço Jakimovski në detaje ia ka sqaruar ministres për, siç ka theksuar, tërë golgotën nëpër të cilën kanë kaluar kolegët nga viti 2008, kur në mënyrë jo transparente ishte fshirë një paragraf nga neni i logjit për veprimtari radiodifuzive. Minsitrja Carovska ka theksuar se Qeveria ka vullnet politik që përfundimisht ta zgjidhë çështjen me të gjithë punonjësit e falimentuar, ka premtuar se seriozisht do ta shqyrtojë kërkesën e SHGM-së dhe SPGPM-së dhe se në një kohë sa më të shkurtër do t’i njoftojë për mënyrën e zgjidhjes së statusit të gazetarëve të falimentuar nga radiot e mbyllura.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

