Sindikata e Arsimit dhe Shkencës (SASHK) kundërshton ashpër vendimin e qeverisë për punë në 2 turne nëpër çerdhe. Kreu i kësaj sindikate Jakim Nedellkov këtë e vlerëson si vendim të përshpejtuar jo i analizuar mirë dhe shërben si eksperiment në kurriz të fëmijëve. Sipas tij çerdhet nuk kanë kapacitet të përmbushin si duhet punën e tyre në një turn e lere më në dy turne.
Duke filluar nga orari i punës,që në komunikatë thotë,që do të jetë nga ora 7:00 e mëngjesit e deri 21:30 në mbrëmje , ndarjen e grupeve të fëmijëve,vizita e fëmijëve, a do të jetë ne grupin e parë apo të dytin. Problem tjetër serioz mungesa e kapaciteteve të çerdheve në lidhje me të punësuarit të cilat nuk mund ti përmbushin nevojat edhe për një ndërrim, e deri te punëtorët në çerdhe ku edukatori dhe ushqyesi punojnë më fëmijë që pothuajse në të gjitha komunat- deklaroi Sinkron:Jakim Nedellkov,kryetar i Sindikatës.
Sipas analizave të SASHK-ut, që vendimi për punim me dy turne të jetë i suksesshëm nevojiten mbi 200 punësime të reja. Për këtë arsye ata apelojnë deri tek Qeveria që ky vendim të tërhiqet ose respektivisht të vonohet deri sa nuk gjinden zgjidhje adekuate. Lidhur me këtë por edhe çështje të tjera sociale SASHK-u ka realizuar takim edhe me Ministren për Pune dhe Politik Sociale, Milla Carovska.
Të hapura mbeten edhe çështje tjera në pjesën e transformimit të marrëveshjeve të punës me punëtorët tanë të cilët kohë të gjatë punojnë në pozita më të larta, ndërkaq marrin rroga në pajtueshmëri me vendime të cilat iu janë dhënë me vendim më të ulët pune. Kërkuan të vazhdojë kontinuiteti I rritjes së rrogave për mbrojtje të fëmijëve- deklaroi Jakim Nedellkov,kryetar I Sindikatës.
Për të gjitha këto çështje Ministria e Punës dhe Politikës sociale i ka premtuar SASHK-ut se do të del me përgjigje konkrete pasi t’i ketë shqyrtuar në hollësi.
Valmira Zendeli

