Një fëmijë dhjetëvjeçar nga fshati Batincë rrethina e Shkupit është lënduar rëndë pasi një kamion e ka shkelur dhe tani po lufton për jetë. Aksidenti, siç theksohet në buletinin e policisë, ka ndodhur dje rreth orës 16:10 minuta në fshatin Batincë, ku automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga S.J. (29) nga fshati i Shkupit Cvetovë, e ka goditur fëmijën 10 vjeçar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore. Fëmija është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe është në rrezik për jetë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

